Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Agim Ademi në terren, del të kërkoj nënshkrime për kandidim ende pa i shpall zgjedhjet

07/02/2022 - 12:33
në Kryesore, Lajme, Sport
A A
Agim Ademi në terren, del të kërkoj nënshkrime për kandidim ende pa i shpall zgjedhjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas vdekjes së Fadil Vokrrit në një Kuvend të shpejtë të FFK-së Agim Ademi u zgjedh kryetar pa kundër kandidat më 06.07.2018.

Atëherë mendohej se Agim Ademi ishte zgjedhur për mandatin e mbetur të Fadil Vokrrit, por Agim Ademi e vazhdoi mandatin e tij 4 vite.

Tani kur në Korrik të 2022-së pritet të jetë Kuvendi i ri zgjedhor për kryetar të FFK-së dhe ende pa i shpall zgjedhjet Komiteti Ekzekutiv për kryetar të FFK-së, Agim Ademi tani e disa ditë ka dalë në terren për të mbledhur nenshkrimet per kandidim.

Bazuar ne Statutin e FFK-së, neni 39 Kushtet për zgjedhjen e Kryetarit thotë se “ Vetëm anëtarët e FFK-së mund të propozojnë kandidatin për Kryetar të FFK-së. Propozuesi duhet të protokolojë propozimin në Sekretariatin Gjeneral të FFK-së, në formë të shkruar dhe duke i deponuar së paku 15, nënshkrime të delegatëve legjitim të Kuvendit të FFK-së, me të dhënat e nevojshme, së paku dy muaj para datës së mbajtjes së Kuvendit të rregullt zgjedhor. Poashtu duhet të parashtrohet programi i punës. Sekretariati i përgjithshëm duhet që t’i notifikojë kandidatët për kryetar të FFK-së, së paku një muaj para mbajtjes së Kuvendit”.

Agim Ademi po përpiqet të mos lejoj kundër kandidat duke bllokuar nënshkrimet e delegatëve duke u mohuar të drejtën e kandidimit të tjerëve që kanë pretendime për kreun e FFK-së.

Sipas opinionit të futbollit deri tani poziten e kryetarit e synojnë Arianit Ahmeti, Gramoz Vokrri, Aferdita Fazliu, Eroll Salihu, Bekim Shotani e Nexhat Dumbica.

Por për të pamundesuar kandidimin e të tjerëve, javën e kaluar Agim Ademi kishte ftuar në FFK klubet e Llapit, Feronikelit, Ulpianës dhe 2 Korrikut dhe ua kishte ofruar fletën për nënshkrim të kandidimit, vetëm dy nga pjesëmarrësit në takim kishin nënshkruar.

Agim Ademi i përballur me procese gjyqësore, konflikte të njepasnjëshme, rrahje fizike në FFK nën udhëheqjen e tij humbi shkëlqimin që kishte në kohën e Fadil Vokrrit.

Një vit pas vdekjes së Fadili Vokrrit, Agim Ademi e largoi nga FFK Gramoz Vokrrin djalin e Fadil Vokrrit.
Më pas largoi disa nga doktorrët e kombëtares së Kosovës, Milazim Gjocin, Eqrem Gara e Mehmet Maxhuni me këtë të fundit pati dy përleshje fizike.

Largimit të Agim Ademit nuk i shpëtuan as Diturie Hoxha, Ejup Osmani e Arianit Ahmeti zv sekretar i FFK-së delegati i vetëm i në UEFA.

Më pas pasojnë konfliktet e Agim Ademit me Eroll Salihun i cili largohet nga pozita e sekretarit.

Tani se fundit ka larguar edhe stafet e përfaqësuesve të Kosovës përfshirë edhe selektoren Afërdita Fazliu e cika ka hedhur akuza të rënda ndaj Agim Ademi duke quajtur gënjeshtëar që e ka nofken “1 Prill”.

JU REKOMANDOJMË

Faton Peci shpreh ngushëllime për Ali Pecin: Tri herë i burgosur politik, tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare

Faton Peci shpreh ngushëllime për Ali Pecin: Tri herë i burgosur politik, tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare
05/07/2026 - 12:57

Kryetari i Mitrovicës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veprimtarin Ali Peci. Peci ka shkruar se gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar çështjes kombëtare. Postimi i plotë:...

Më shumëDetails

Fermeri që hodhi qumështin në ujë denoncohet në Polici për ndotje nga ujësjellësi, shkakton edhe ndërprerje të furnizimit

Fermeri që hodhi qumështin në ujë denoncohet në Polici për ndotje nga ujësjellësi, shkakton edhe ndërprerje të furnizimit
05/07/2026 - 12:46

K.R.U. “Gjakova” ka njoftuar se ka denoncuar fermerin Tafë Çeku, pasi publikoi një video duke derdhur qumësht në lumin Bistricë, ujërat e të cilit përfundojnë në kanalin furnizues...

Më shumëDetails

“Treni ka ikur”, a ka ende rrugë për Kosovën drejt BE-së?

Pyetet për hapat që merren pas certifikimit, Kurti s’jep përgjigje: Jam vonë, më duhet të shkoj me shpejtësi
05/07/2026 - 12:37

Tre vjet e gjysmë pasi dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova vazhdon të presë që kërkesa e saj të kalojë hapin e parë procedural. Ndërsa zgjerimi...

Më shumëDetails

U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

Burri nga Ferizaj raporton në Polici se gruaja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj
05/07/2026 - 12:15

Një rast i personit të zhdukur, i raportuar që nga fundi i muajit maj, është mbyllur pasi Policia ka lokalizuar gruan që kërkohej, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit...

Më shumëDetails

Çfarë i tha Messi pas ndeshjes? E zbulon Vozinha

Çfarë i tha Messi pas ndeshjes? E zbulon Vozinha
05/07/2026 - 12:13

Portieri i Kombëtares së Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka zbuluar një moment emocionues që ka përjetuar me Lionel Messin pas ndeshjes ndaj Argjentinës, e cila i dha fund...

Më shumëDetails

Arsenal i fshehur në tri shtëpi të braktisura në Zubin Potok – Policia sekuestron qindra fishekë, armë dhe pajisje ushtarake

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
05/07/2026 - 12:07

Një operacion i Policisë së Kosovës në Zubin Potok ka rezultuar me zbulimin e një sasie të konsiderueshme municioni, armësh dhe pajisjesh ushtarake të fshehura në tri shtëpi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • AUV mban konferencë për VITA’n: Procesi aktualisht ndodhet në fazën e analizave laboratorike dhe ende nuk ka rezultate përfundimtare

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë