Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Agim, ti më mungon në këto momente”, në ditën e çlirimit të Gjilanit Shukrie Ramadani kujton bashkëshortin e saj

15/06/2024 - 10:05
në Lajme
A A
“Agim, ti më mungon në këto momente”, në ditën e çlirimit të Gjilanit Shukrie Ramadani kujton bashkëshortin e saj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janë bërë 25 vite kur vendi ynë i dha fund ëndrrës për liri. E gjatë luftës në Kosovë, një nga qytetet që nuk i shpëtoj dot vuajteve, ishte edhe Gjilani, ku sot më 15 qershor shënon ditën e çlirimit.

Shukrie Ramadani në një rrëfim për Front Online, i kujton momentet më të mira me bashkëshortin e saj, Agimin, madje thotë se kur e sheh lirinë, i mungon ai edhe më shumë.
“Kam shumë ngjarje në kujtesen time, sepse kam qenë në lidhje të vazhdushme me Agimin, sidomos përmes telefonave në atë kohë. Sukseset për të cilat na njoftonte Agimi përmes telefonit, kanë qenë ato që janë treguar me krenarinë më të madhe dhe ato që janë ruajtuar në shpirtin tim, ai zëri i tij aq i gëzuar, dashuria e tij dhe dhimbja që une nuk isha me të në ato momente, kanë qenë të papërshkrushme. Këto me kujtohen shpesh dhe sot kur une e shoh lirinë dhe po e preki, “ Agim, ti më mungon në këto momente” është shprehur Ramadani. 15 Qershori për Ramadanin është ditë krenarie, pasi siq thotë ajo, përpos krenarisë, kanë edhe ndjenja të perziera.

“Unë mendoj që ndjenjat e të gjithë familjarëve që kanë humbur dikë në këtë luftë, janë ndjenja shumë të përziera, ngase janë ndjenja krenarie, të dashurisë dhe dhëmbshurisë për ata të cilët na e sollën këtë ditë dhe vetë nuk e përjetuan”, u shpreh Shukrie Ramadani.

Ramadani ka thënë se anamorava ka dhënë kontribut të madh në çdo luftë për lirinë e Kosovës.

“Anamorava në çdo luftë që është bërë për lirinë e Kosovës, vërtetë ka dhënë shumë vlera, shumë mbështetje dhe shumë trima. Ne kemi me dhjetëra djemë e vajza që janë bashkangjitur në luftë, kemi me dhjetëra heronjë që kanë rënë për këtë liri. Dhe tani, kur e shoh ushtrinë e Kosovës, paradat e tyre, për mua, është ndjenja më e madhe e krenarisë, sepse po e shohim që vërtet është duke lulëzuar liria”, ka thënë Ramadani.

“Dita e çlirimit është ajo që na dhemb dhe na gëzon më së shumti”

Gruaja e dëshmorit Agim Ramadani, Shukrie Ramadani, thotë se dita e çlirimit të Gjilanit sjellë për ta dhimbje dhe gëzim.

“Sukseset e Kosovës janë dashuria jonë më e madhe, është e arritura me e madhe, dhe thjeshtë të gjithë e dim që fal dhimbjes dhe atij gjakut të rënë, janë arritur ato suksese, për këtë, dita e çlirimit është ajo që na dhemb dhe na gëzon më së shumti”.

“Edhe në familjen time, si në çdo familje të dëshmorëve në Gjilan dhe në anaramoravë, kjo ditë është e veçantë. Mundohemi ta fshehim dhimbjen por është diçka që do të na përcjelll deri në pafundësi, sepse është diçka që na ka prerë lumturinë e që na ka ndryshuar jeten. Njejtë vazhdon të mbetet ashtu për shumë nëna, motra dhe gra të dëshmorëve, vazhdon të jetë një ditë e dhimbshme dhe krenarie, një ditë ku u mbrojtëm me dashurinë e më të mirëve tanë, që tregon që ajo dashuri, vërtet solli në jetë një produkt të veçantë, “Lirinë”, produkt ky që ne dhe gjeneratat e reja po e jetojmë sot”, ka thënë Ramadani.

Ndër të tjera, Ramadai thekson se përkujtimi më i mirë për dëshmorët është përmes sukseseve të gjeneratave të reja.

“Kemi një gjeneratë të sukseshme, krenohemi dhe mburremi me të. Për të rinjtë që po e gëzojnë lirinë ja vlenë të sakrifikohet. Këta duhet ta gëzojnë lirinë, nuk duhet të jetojnë siç kemi jetuar ne në robëri. Vërtetë gjenerata ime dhe ato të mëhershme, kemi vuajtur shumë. Duhet të pasqyrohet e kaluar jonë, dhimbja dhe nënshtrimi që na është bërë nën okupatorin. Këtu mendoj se kemi qaluar, nuk jemi te afte të tregojme sa na ka munguar liria dhe pse ne e kemi merituar këtë liri”, ka thënë ajo.

Komuna e Gjilanit sot shënon 25 vjetorin e çlirimit të qytetit, në kujtim dhe nderim të atyre që dhanë jetën e tyre në luftë.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë