Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ahmetaj: Dera e vetme e hapur për Kurtin ka mbet Maqedonia V. , e drejtuar nga një qeveri anti – pavarësisë

08/08/2024 - 20:12
në Kryesore, Lajme
A A
Ahmetaj: Dera e vetme e hapur për Kurtin ka mbet Maqedonia V. , e drejtuar nga një qeveri anti – pavarësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e PDK-së, ka thënë se reagimet e BE-së dhe ShBA-së ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës në veri , përfshirë edhe testimet për hapjen e urës së Ibrit nuk janë befasi.

Ajo ka thënë se Kosova tash e një vit po përballet me një situatë të tillë për shkak siç ka thënë ajo veprimeve të pakoordinuara e populliste të Kurtit.

Ahmetaj ka thënë se Kosova aktualisht është në pikën zero të raporteve me aleatët dhe se e vemja derë e hapur për Kurtin ka mbet Maqedonia Veriore.

“Kosova është në pikën më të ulët ndonjëherë, ne nuk kemi raport fare me shtete të caktuara, të gjitha marrëdhëniet bilaterale që e i kemi pas janë në pikën zero. Për më tepër e pamë që e vetmja derë që i hapet Kurtit është Maqedonia Veriore dhe mund ta paramendoni se në çfarë situate është Maqedonia Veriore dhe kush e udhëheqë, një qeveri e cila është shumë anti- pavarësisë së Kosovë dhe një qeveri e cila është në linjë me qeverinë serbe dhe veprimet e tyre”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se Kurti duke u munduar të shtrijë sovranitetin në veri, po e cenon integritetit territorial të tërësisë së Kosovës

“Duke u munduar që ta kthejë sovranitetin në veri, ai është duke e cenuar integritetin territorial të tërësisë së Kosovës. Një situatë të cilën Kosova fare nuk e meriton. Një politikan me mend pak, do të mendonte që secilin veprim që e merr ta harmonizojë dhe të jetë në linjë të njëjtë me partneret e Kosovës të cilët na kanë ndihmuar për dekada të tëra”, tha Ahmeti në Tëvë1.

Duke folur për testimin e urës së Ibrit që u bë të enjten me kamionë, nënkryetarja e PDK-së ka thënë se janë veprime populliste e për fushatë elektorale.

Aksioni i mbylljes së nëndegëve të postës serbe në veri të Kosovës ka ngjallur reagimin e BE-së e ShBA-së të cilat janë shprehur të zhgënjyera, duke thënë se ishte veprim i pakoordinuar.

BE e ShBA kanë dal edhe kundër hapjes së urës së Ibrit.

Por, për mbylljen e nëndegëve të postës serbe, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se veprimet ilegale nuk do të tolerohen në Kosovë, madje sipas tij këtë do duhej ta përkrahet edhe BE.

Ndërsa, zyrtarë të qeverisë kanë këmbëngulur se ura Ibrit do të hapet, por siç kanë thënë ata do të shikohet momenti i duhur.

JU REKOMANDOJMË

“Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

“Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit
19/08/2026 - 00:17

Deputeti i PDK-së, Ariani Tahiri ështṛ kundërpërgjigjur ndaj një deklarate të Halil Gecit (Guxo), i cili e ka quajtir Tahirovski. Tahiri në Klan Kosova ka thënë se kushdo...

Më shumëDetails

“Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë”, godet Tahiri i PDK-së (Video)

“Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë”, godet Tahiri i PDK-së (Video)
18/08/2026 - 23:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe zgjatje të krizës...

Më shumëDetails

Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje

Matoshi: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet, doli me e fortë se asnjëherë më parë!
18/08/2026 - 23:03

Komentatori politik dhe publicisti Halil Matoshi ka hedhur dyshime mbi gatishmërinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik në vend. Duke komentuar...

Më shumëDetails

Rubio e cilëson “të korruptuar”, SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokuror të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Rubio e cilëson “të korruptuar”, SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokuror të Gjykatës Penale Ndërkombëtare
18/08/2026 - 22:57

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj presidentes së Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), Tomoko Akane, dhe prokurorit të lartë të kësaj gjykate, Abdoulaye Seye, i cili...

Më shumëDetails

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet
18/08/2026 - 22:30

Komisioni Evropian ka komentuar tërheqjen graduale të trupave të KFOR-it nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, për çka ka thënë se pret koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet...

Më shumëDetails

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President
18/08/2026 - 22:20

Familja e Ilaz Ramajlit ka mohuar se emri i tij është propozuar për president nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë diskutimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Burime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë