Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre

28/06/2025 - 13:35
në Ekonomi
A A
AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aleanca Kosovare e Bizneseve, është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën ekonomike në vend duke thënë se bizneset e vendit po ikin jashtë Kosovës, dhe se ky trend, është i vazhdueshëm. Nga AKB është thënë edhe se, vetëm për në Shqipëri janë larguar 600 biznese.

Sipas AKB investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak

‘‘Bizneset po investojnë jashtë – Kosova po humb brenda

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj të thellë për trendin e vazhdueshëm të largimit të kapitalit dhe bizneseve kosovare drejt tregjeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Sipas disa të dhënave , në vitit 2024 në Shqipëri iken rreth 600 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova. Investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak. Stoku total i investimeve kosovare atje ka arritur vlerën rreth 450 milionë eurove nga viti 2020’’, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Bizneset po investojnë jashtë – Kosova po humb brenda

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj të thellë për trendin e vazhdueshëm të largimit të kapitalit dhe bizneseve kosovare drejt tregjeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Sipas disa të dhënave , në vitit 2024 në Shqipëri iken rreth 600 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova. Investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak. Stoku total i investimeve kosovare atje ka arritur vlerën rreth 450 milionë eurove nga viti 2020.

Ky trend nuk përfaqëson vetëm rritjen e interesit për tregje të reja, por është edhe pasojë direkte e kushteve të pafavorshme për zhvillim të brendshëm në Kosovë. Bizneset kosovare largohen për shkak të:

mungesës së përkrahjes institucionale,

pasigurisë ligjore dhe procedurale,

mungesës së stimujve ekonomikë për kapitalin vendor me politika të shtrejta dhe diskriminuese,

dhe konkurrencës jo të barabartë në tregun vendor,

AKB thekson se ky është një alarm serioz për institucionet e Kosovës. Në vend të mbrojtjes së kapitalit dhe të ndërmarrjeve vendore, politikat aktuale po i detyrojnë ato të kërkojnë mbijetesë jashtë vendit.

Në këtë drejtim, AKB:

Kërkon hartimin urgjent të një Pakti Ekonomik Kombëtar, ku përfshihen institucionet publike, sektori privat dhe diaspora;

Fton Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës të ndërmarrin reforma strukturore që mundësojnë ambient tërheqës për investime të brendshme;

Paralajmëron për pasojat afatgjata ekonomike dhe sociale që vijnë nga shpërndarja e kapitalit dhe rënia e besimit në ekonominë vendore.

Kapitali është gjaku i ekonomisë – dhe Kosova nuk mund të përparojë duke e humbur gjakun e saj afarist.

 

JU REKOMANDOJMË

Barileva Reisen me superofertë për ta vizituar Stambollin dhe Selanikun – Mos e humbisni këtë mundësi

Barileva Reisen me superofertë për ta vizituar Stambollin dhe Selanikun – Mos e humbisni këtë mundësi
03/11/2026 - 16:44

Kompania e njohur e udhëtimit Barileva Reisen ofron një mundësi jashtëzakonisht të mirë dhe me superçmim për të vizituat Stambollin dhe Selanikun me vetëm 59 euro për person,...

Më shumëDetails

Ja sa shpenzoi Qeveria e Kosovës për investime kapitale sipas GAP-it

Verdikti i Hagës, Tafani: Më e frikshmja, nëse ka tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës
01/11/2026 - 10:21

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet të planifikuar për investime kapitale, pra 30% të...

Më shumëDetails

ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind

ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
31/10/2026 - 20:18

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi për tremujorin e tretë (TM3) 2026. Sipas njoftimit tëASK’së,ka pasur rritje të...

Më shumëDetails

30/10/2026 - 22:07

Kompania e njohur e ndërtimit Dijari SHPK ofron hapësira moderne banimi në kompleksin Film City Residence në lagjen Arbëria, raporton Gazeta Online Veriu.info. Kjo hapësirë është e ndërtuar...

Më shumëDetails

“Lidhja Residence” sponsor gjeneral i edicionit të 5-të të Big Brother VIP Kosova

“Lidhja Residence” sponsor gjeneral i edicionit të 5-të të Big Brother VIP Kosova
29/10/2026 - 21:58

Kompleksi banesor më i mirë dhe më moderni që po ndërtohet në Prizren “Lidhja Residence” këtë vit do të jetë sponsor gjeneral i Big Brother VIP Kosova, shkruan...

Më shumëDetails

Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të
29/10/2026 - 12:55

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për sektorin publik është e paraparë me Ligjin e Buxhetit dhe do të paguhet në fillim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vulin tentoi të arratisej për në Moskë, mediumi serb zbulon prapaskenat- Si u rikthye aeroplani nga Lituania në Beograd?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë