Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

15/11/2025 - 10:56
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfundimi i zgjedhjeve lokale përcjellet me certifikim të rezultateve dhe më pas me dorëzim-pranim të detyrës nga kryetarët e zgjedhur para katër vitesh te kryetarët e rinj, aty ku ka ndrrim të pushtetit. Sikurse edhe në të kaluarën, ky ‘tranzicion’ i pushtetit komunal përcjellet edhe me allishverishe, pasi që qeverisjet komunale në shkuarje i kryejnë disa punë, qoftë edhe joligjore, të cilat nuk kanë mundur t’i kryejnë në vitin e fundit qeverisës për shkak të efektit që mund të kishin në humbjen e votave në zgjedhje. Një rast i tillë po ndodh edhe në Mitrovicë në kohën kur Bedri Hamza është në muajin e fundit të dorëzimit të pushtetit te kryetari i ardhshëm, Faton Peci.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se qeverisja komunale e Mitrovicës që drejtohet nga kryetari në shkuarje, Bedri Hamza përmes Drejtorisë së Urbanimizmit që udhëheqet nga drejtori Edison Tërnava është në fazën finale të lëshimit të lejes për një mbindërtim të ndërtuar në kundërshtim të plotë me lejen ndërtimore nga kompania “Medi Premium”.

Siç mëson Veriu.info, ky do të jetë rasti i parë në qeverisjen Hamza që një kompanie ndërtimore i bëhet revidimi i lejes ndërtimore, me qëllim të legalizimit të një mbindërtimi pa leje.

Veriu.info nga burime brenda PDK-së në Mitrovicë, ka marrë informacione që arsyeja pse po i legalizohet mbindërtimi pa leje, në vend se ti rrënohet, është mbështetja që pronari i “Medi Premium” dhe rrethi i tij i kishin dhënë PDK-së në garën për kryetar komune më 12 tetor dhe në balotazh më 9 nëntor.

Pas raportimit ekskluziv nga Veriu.info, në muajin qershor inspektorët e ndërtimit të Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës i kishin ndërprerë punimet kompanisë “Medi Premium” për mbindërtimin e një “Penthouse” pa leje në qendër të Mitrovicës.

Inspeksioni i Mitrovicës gjobiti kompaninë “Medi Premium” për mbindërtim pa leje, urdhëron t’i ndërpres menjëherë punimet (Dokument)

Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

Në procesverbalin e ndërprerjes së mbindërtimit, inspektorët kishin paralajmëruar kompaninë që nëse nuk pajiset me leje brenda 30 ditësh, tejkalimi i ndërtimit do të rrënohet. Ky porcesverbal ishte nxjerrë më 11 qershor dhe rrënimi nuk ndodhi pas 30 ditësh.

Në korrik Veriu.info kishte raportuar për thellim të skandalit, pasi që kompania kishte ndërtuar edhe një “Penthouse” pa leje si mbindërtim në objektin ngjitur “Penthouse” paraprak, por që prapë komuna e drejtuar nga Bedri Hamza kishte mbyllur sytë dhe nuk kishte bërë rrënimin.

Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

Redaksia e Veriu.info më 3 tetor ka dërguar pyetje zyres për informim të Komunës së Mitrovicës dhe inspektorit të lëndës, duke i pyetur se a është nxjerëë aktvendimin për rrënimin e mbindërtimt dhe pse po neglizhohet kjo çështje, por që nuk kemi marrë përgjigje.

Të gjendur përballë kësaj situate, Veriu.info ka bërë denoncim në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës për këto mbindërtime pa leje. Edhe pse nuk kemi marrë informacion zyrtar, Veriu.info mëson se prokuroria është duke e trajtuar këtë shkelje ligjore nga ana e qeverisjes komunale të Mitrovicës.

Më 13 nëntor 2025 (para dy ditësh) Veriu.info ka bërë kërkesë për qasje në dokumente publike në Komunën e Mitrovicës në dokumentet e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Drejtorisë së Inspeksionit për të gjitha shkresat e lëndës që lidhen me mbindërtimin pa leje të “Medi Premium”, të cilat sapo t’i pranojmë do të publikohen.

 

JU REKOMANDOJMË

Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran

Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran
03/03/2026 - 21:08

Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe çdo individi që, sipas tij, ndjek...

Më shumëDetails

SHBA-ja dhe Izraeli bombardojnë një aeroport në Teheran

SHBA-ja dhe Izraeli bombardojnë një aeroport në Teheran
03/03/2026 - 20:20

Sipas raportimeve të agjencive iraniane të lajmeve, qytetarët e kryeqytetit kanë dëgjuar një seri shpërthimesh, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në mesin e banorëve. Raportet paraprake sugjerojnë se...

Më shumëDetails

Rutte fjalim në Kuvendin e RMV: Siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për NATO-n

Rutte fjalim në Kuvendin e RMV: Siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për NATO-n
03/03/2026 - 20:14

Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku do të jemi mbrojtës të paqes dhe sigurisë...

Më shumëDetails

Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen

Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen
03/03/2026 - 20:11

Kina i kundërshton sulmet ushtarake të nisura nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Iranit dhe e kërkon ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, i tha të martën homologut...

Më shumëDetails

Merz: Jemi në një linjë me SHBA, të rrëzojmë regjimin e tmerrshëm në Iran

A po e rrezikon debati për pensionet qeverinë në Gjermani?
03/03/2026 - 20:09

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se është në të njëjtën linjë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për sa i përket rrëzimit të regjimit iranian. “Jemi në të...

Më shumëDetails

Trump thotë se do të bie çmimi i naftës, sapo të përfundojë kriza në Iran

Trump thotë se do të bie çmimi i naftës, sapo të përfundojë kriza në Iran
03/03/2026 - 20:08

Donald Trump ka deklaruar se çmimet e naftës mund të qëndrojnë të larta për sa kohë vijojnë sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Nga ana tjetër, kancelari...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Ma këpute shpirtin, Adushi i nanës” – reagimi prekës i nënës së 21-vjeçarit mitrovicas që humbi jetën në aksidentin tragjik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë