
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan pranë furrës Llapi.
Lexues të VeriuInfo kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku mësohet se vetura ka goditur këmbësorin.
Burime të VeriuInfo bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur pak minuta para orës 20:00, përderisa dyshohet se këmbësori i aksidentuar ka pësuar lëndime të rënda./VeriuInfo











