Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Nga ky aksident një grua ka mbetur e vdekur tragjikisht në vendin e ngjarjes, ndërsa antarët e tjerë të familjes janë lënduar.
Në aksident janë përfshirë dy vetura ku dyshohet se njëra veturë ka hyrë në anën e kundërt të rrugës teksa ka shkaktuar aksidentin.


Veriu.info do ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.














