Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksioni kundër bixhozit në Skenderaj: dy në paraburgim, disa në liri – zbardhen detajet

21/04/2026 - 10:41
në Lajme
A A
Bastisje në 15 lokacione në Skenderaj për bixhoz ilegal – këta janë të dyshuarit, disa ndalohen për 48 orë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një operacion i gjerë policor kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Skenderaj ka rezultuar me arrestime, sekuestrime dhe masa të ndryshme ndaj të dyshuarve.

Ngjarja lidhet me datën 18 prill 2026 rreth orës 20:45, kur hetues nga sektori rajonal dhe stacionet policore, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë nga DRP Mitrovicë Jug, kanë zbatuar urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega në Skenderaj, duke kontrolluar 15 lokacione, përfshirë lokale dhe banesa.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar:

* pajisje elektronike (DVR dhe telefona),

* të holla,

* si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me bixhozin dhe skemat piramidale.

Në tri lokacione janë gjetur dhe sekuestruar edhe armë zjarri pa leje.

Siç mëson Sinjali, të dyshuar në këtë rast janë: Egzon Ferizi, Elbasan Lushtaku, Blerim Gecaj, Xhevdet Vocaj, Arben Xani, Faton Kajtazi, Blerim Shatri dhe Ylber Ahmeti.

Pas intervistimit: Egzon Ferizi, Blerim Gecaj, Xhevdet Vocaj dhe Ylber Ahmeti janë ndaluar fillimisht për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Zhvillimet kanë vijuar më 20 prill 2026, kur: Egzon Ferizi dhe Xhevdet Vocaj janë liruar, ndërsa Blerim Gecaj dhe Ylber Ahmeti, me vendim të Gjykatës, janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Qendrën e Paraburgimit.

Rasti është iniciuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
21/04/2026 - 11:38

Kryekuvendarja Albulena Haxhiu ka hapur punimet e seancës së jashtëzakonshme të thirrur për çmimin e rrymës. “Çmimi dhe faturimi i energjisë elektrike për konsumatorët”, është pika e vetme...

Më shumëDetails

Kosova drejt zgjedhjeve, a e kalon AAK-ja pragun? Ja çka thotë Haradinaj

Haradinaj-Kurtit: Marre, me qeverinë tonë pensioni do jetë 200 euro e paga minimale 600
21/04/2026 - 11:31

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në zgjedhjet e reja kjo parti garon e vetme, derisa shtoi se kandidat për kryeministër do të jetë...

Më shumëDetails

Maliqi: Po shkohet drejt zgjedhjeve, Kurti synon edhe Presidencën

Shkëlzen Maliqi: Ura e Ibrit do të hapet, por jo tani/ Ndërkombëtarët nuk i besojnë më fjalës së Kurtit!
21/04/2026 - 11:18

Analisti politik Shkëlzen Maliqi, për FrontOnline ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke vlerësuar se situata aktuale po çon drejt zgjedhjeve të reja dhe se skenari...

Më shumëDetails

Në gjykimin për korrupsion ndaj Jahja Llukës dhe Gani Demajt dëshmitari thotë se punimet u kryen pa kontratë

Në gjykimin për korrupsion ndaj Jahja Llukës dhe Gani Demajt dëshmitari thotë se punimet u kryen pa kontratë
21/04/2026 - 11:03

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të hënë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ndaj Gani Demaj së bashku me Jahja Llukën të po akuzohen për korrupsion...

Më shumëDetails

FMN godet fort: Kosova edhe në 2030 ndër vendet më të varfra në Evropë

FMN godet fort: Kosova edhe në 2030 ndër vendet më të varfra në Evropë
21/04/2026 - 10:47

Aleanca Kosovare e Bizneseve reagon më shqetësim të thellë lidhur me parashikimet e fundit të Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilave Kosova edhe në vitin 2030 do të...

Më shumëDetails

Gjendet një granatë dore në Zhabar të Mitrovicës

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
21/04/2026 - 10:27

Një granatë dore dyshohet se është gjetur në fshatin Zhabar të Epërm të Mitrovicës, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Kështu ka bërë të ditur policia në njoftim 24 orësh,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    230 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë