Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmi se në Ujman po hidhen tela të rrymës, policia kryen hetime: S’ka rrezik, nuk janë të lidhur me energji elektrike

01/08/2025 - 09:27
në Lajme
A A
Alarmi se në Ujman po hidhen tela të rrymës, policia kryen hetime: S’ka rrezik, nuk janë të lidhur me energji elektrike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me deklarimet e kryetarit të Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës, i cili ka deklaruar në media se në Liqenin e Ujmanit janë vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, të cilët, sipas tij, paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

I njëjti është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Ai ka deklaruar në polici se gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje, ka vërejtur tela në ujë dhe se, nëse aktivizohen, mund të paraqesin rrezik për qytetarët.

Policia njofton se ka pranuar edhe një video në lidhje me këtë rast. Njësia e kontrollit kufitar ujor ka kryer kontrolle në terren, ku është konstatuar se këta tela nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk paraqesin rrezik.

Pas analizimit të të gjitha provave dhe informacioneve, Prokuroria Themelore Mitrovicë ka vlerësuar se nuk ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale, bëhet e ditur në njoftim.

“Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të mos shqetësohen dhe të mos ndihen të frikësuar, pasi çdo rast i dyshimtë do të trajtohet me kujdes dhe seriozitet maksimal.
Njësitë përkatëse të Kontrollit Kufitar Ujor, si dhe njësi të tjera policore, vazhdimisht kryejnë patrullime të rregullta në Liqenin e Ujmanit, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve dhe monitorimit të situatës në terren”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, nën autorizimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, me 30.07.2025 ka nisur hetimin lidhur me deklarimet e kryetarit të Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës, i cili ka deklaruar në media se në Liqenin e Ujmanit janë vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, të cilët, sipas tij, paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

I njëjti është intervistuar sot në cilësinë e dëshmitarit, ku ka deklaruar se gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje, ka vërejtur tela në ujë dhe se, nëse aktivizohen, mund të paraqesin rrezik për qytetarët.

Policia ka pranuar edhe një video në lidhje me këtë rast. Menjëherë pas pranimit të informacioneve, njësia e kontrollit kufitar ujor ka kryer kontrolle në terren, ku është konstatuar se këta tela nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk paraqesin rrezik.

Gjithashtu, Policia e Kosovës nuk ka pranuar as më parë ndonjë rast të raportuar në lidhje me këtë çështje.
Pas analizimit të të gjitha provave dhe informacioneve, Prokuroria Themelore Mitrovicë ka vlerësuar se nuk ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të mos shqetësohen dhe të mos ndihen të frikësuar, pasi çdo rast i dyshimtë do të trajtohet me kujdes dhe seriozitet maksimal.
Njësitë përkatëse të Kontrollit Kufitar Ujor, si dhe njësi të tjera policore, vazhdimisht kryejnë patrullime të rregullta në Liqenin e Ujmanit, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve dhe monitorimit të situatës në terren.

JU REKOMANDOJMË

Tri shkronjat e arta të UÇK-së zbulohen në Kostërc të Skenderajt (Video)

Tri shkronjat e arta të UÇK-së zbulohen në Kostërc të Skenderajt (Video)
16/08/2026 - 23:56

Në Kostërc të Skenderajt sot është bërë zbulimi i simbolit të UÇK-së. Të pranishëm në zbulimin e shkronjave të arta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin numër i...

Më shumëDetails

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara tek Dheu i Bardhë, po transportoheshin me një autobus të linjës ndërkombëtare

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara tek Dheu i Bardhë, po transportoheshin me një autobus të linjës ndërkombëtare
16/08/2026 - 23:11

Mbi 100 mijë euro të padeklaruara janë parandaluar të futen në Republikën e Kosovës. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është zbuluar të dielën në Pikën e...

Më shumëDetails

Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë
16/08/2026 - 23:03

Një punonjës i KEK-ut që punonte në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit ka vdekur sot, por që kjo ndërmarrje ka njoftuar vetëm për " pësim të lëndimeve të...

Më shumëDetails

Raportohet se 63 mijë eurot e padeklaruara në Doganë po i transportonte Barileva Turist, u gjetën në bagazhin personal të shoferit

Raportohet se 63 mijë eurot e padeklaruara në Doganë po i transportonte Barileva Turist, u gjetën në bagazhin personal të shoferit
16/08/2026 - 22:53

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Merdare. Sipas njoftimit të Doganës...

Më shumëDetails

Aksident me pesë të lënduar në Malishevë, në mesin e tyre edhe një polic

Aksident me pesë të lënduar në Malishevë, në mesin e tyre edhe një polic
16/08/2026 - 22:37

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Malishevë në rrugën “Ibrahim Mazreku” mbrëmjen e së dielës, ku janë përfshirë katër vetura. Lajmin e...

Më shumëDetails

BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit

BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
16/08/2026 - 21:51

Në fillim të kësaj jave, KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, konfirmoi se ka nisur një “tranzicionin gradual” të pranisë së përhershme të trupave nga ura kryesore...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    Humb jetën një punëtor i KEK-ut, rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Skandal: Klinika “RINU” e Shkurte Musës vazhdon aktivitetin edhe pas ndalimit të shërbimeve me vendim nga Inspektorati Shëndetësor

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandal: Qendra Diagnostikuese ‘Medina’ zbulohet se kryente analiza të palicencuara dhe pa praninë e specialistëve

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Arian Tahiri paralajmëron se do ta padis Halil Gecin pas akuzave dhe termit “Tahirovski”: “Tërhiqe publikimin dhe kërko falje”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Me veshje të tejdukshme, ‘Santi’ ngrit temperaturat me mëngjes

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë