Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmon ish-drejtori i KEK: Jemi tepër vonë me përgatitjet

16/09/2022 - 20:39
në Kryesore, Lajme
A A
Alarmon ish-drejtori i KEK: Jemi tepër vonë me përgatitjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, ka thënë se situata energjetike në vendin tonë është më komplekse nga sa shihet për shkak se ka trashëguar njësitë e vjetra gjeneruese dhe varet nga importi në masën 15%.

Ai deklaroi se këtë vit e karakterizon mos kryerja e disa remonteve në Kosovës, duke hyrë me megavat mangët ose me shkurtesa.

“Në njësinë A5, nuk janë kryer remontet e duhura dhe nuk janë marrë hapa nga përgjegjësit për remont, pasi nga pranvera e hershme e deri në vjeshtë, bëhen përgatitje. Sezoni fillon nga tetori deri në prill dhe kemi rënie të temperaturave, kur përdoret energjia elektrike për ngrohje, kemi kërkesë të lartë konsum. Është tepër vonë që qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë të ndihmojnë njëra-tjetrën, për arsye se Kryeministri është keqinformuar ose keqkëshilluar”, u shpreh Gjukaj.

Gjukaj tha se Kosova importon 15% të energjisë ndërsa vitin e kaluar ka importuar 19% të konsumit.

“Shqipëria importon për vete mbi 35% të energjisë dhe në gjashtëmujorin e fundit e ka trefishuar, për arsye se prodhimi në Shqipëri varet nga reshjet. Kosova importon 15% të energjisë ndërsa vitin e kaluar ka importuar 19% të konsumit, ndaj themi se është shumë vonë të mbështetemi. Ka vite të tëra që ekspertët e fushës ngrenë zërin dhe është e pakuptueshme se Kosova importon 100 milionë euro në vit, Shqipëria 300 milionë euro, në një kohë që mund të investohen në kapacitete të përbashkëta, që të ulet varësia ndaj importeve”, tha ai.

Për Kosovën deklaroi se është e pakuptimtë se si përgjegjësit e kompanisë publike nuk kanë marrë masa që nga fundi i vitit të kaluar ka qenë me defekt dhe nuk është bërë në remont dhe tashmë që po hyjmë në fazën e dimrit, remonti mund të jetë shumë vonë.

“Kosova që nga viti 1984, sektori publik them, ai që menaxhohet nga shteti, nuk ka burime. Kanë qenë disa projekte që adresonin furnizimin e rregullt, projekti Kosova e re, i cili për shumë arsye, herë të pakuptimta, të moskordinuara, pa u dëgjuar ekspertët dhe analizë të thellë, ishte dështuar.
Të gjitha vendet kanë marrë masa të reduktojnë burimet e tyre dhe ti përdorin në dimër. Nga ana jonë nuk kemi parë, përkundrazi kemi parë abuzim, ku njësitë nuk kanë shkuar në remonte, që të ishin gati për dimrin”.

Sipas tij është shumë vonë që të merren masa për ta bërë të përballueshme gjendjen për konsumatorët.

“Është tepër vonë, ka kaluar mesi i shtatorit dhe prej tetorit jemi përgatitur për sezonin e lartë, masat duhet të ishin marrë shumë më herët në aspektin e përgatitjes së konsumatorit.
Konsumatori është ai që kërkon energjinë më të lirë të mundshme dhe gjithë ata që ngrohnin hapësirat e banimit jashtë energjisë, me dru, mazut, a lëndë djegëse, i konvertuan në energji elektrike, kemi rritje të normës së konsumit.

Është vonë se konsumatorët janë të papërgatitur, Kosova nuk ka rrjet të gazit dhe karburante të tjera. Një grup i konsumatorëve janë drejtpërdrejtë të varur nga konsumi i energjisë elektrike.
Po hyjmë në një dimër të vështirë ose të zymtë, duke u lutur që temperaturat të mos shkojnë shumë në minus, që energjia të jetë e mjaftueshme. Energjinë e importit nuk e shoh si opsion pasi çmimet kanë arritur pikun”, theksoi ai.

I pyetur lidhur me vendimin e qeverisë së Shqipërisë për shtrenjtimin e energjisë për të gjithë abonentët që tejkalojnë fashën prej 800 kilovat, duke hequr paralele nëse një vendim i tillë është marrë në Kosovë, Gjukaj mohoi.

Ai tha se Kosova ka koston më të ulët të energjisë në rajon dhe më gjerë me 7 cent për kilovat.

“Lidhur me masat që duhet të merren, për familjet në nevojë dhe ato që nuk kanë mundësi të përballojnë, është që qeveritë e dy vendeve të ndërhyjnë për përballimin e kostove të tyre”.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë