Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Albini nuk e njeh çfarë është presioni”/ Deklarohen nga LVV-ja pas paralajmërimeve për dorëheqjen e mundshme të kryeministrit Kurti!

10/05/2023 - 16:05
në Lajme
A A
“Albini nuk e njeh çfarë është presioni”/ Deklarohen nga LVV-ja pas paralajmërimeve për dorëheqjen e mundshme të kryeministrit Kurti!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari, Milaim Zeka, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka paralajmëruar dorëheqjen e kryeminsitrit Kurti nga pozita për shkak se i njëjti ka presion ndërkombëtar për formimin e Asociacionit.

Ndaj kësaj deklarate të Zekës ka reaguar deputeti i LVV-së, Halil Thaçi.

Thaçi tha se duke e njohur Albin Kurtin i njëjti nuk e njeh çfarë është presioni.

Tutje Thaçi ka shtuar se modeli i Asociacionit kroat është më i përshtatshmi për Kosovën dhe se çdo opsion tjetër është në kundërshtim em Kushtetutën.

“Kryeministri bashkë me ekipën negociatore ka dhënë opsionin për formimin e Asociacionit. Modeli i ‘Asociacionit kroat’ është më i përshtatshmi për Republiken e Kosovës, çdo opsion tjetër që është në kundërshtim me kushtetutën është i pa pranueshëm. E sa i përket presionit , duke e njohur nga afer Albinin ai nuk e njeh çfarë është presioni” tha Thaçi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”


Halil Thaçi, Deputet i LVV-së

“Ju e dini qëndrimin e Qeverisë se nuk do të ketë në asnjë variant asociacion që vjen në kundërshtim me rendin tonë kushtetues. E rendi ynë kushtetues nuk njeh nivel të tretë të pushtetit. Kryeministri Kurti dhe Republika e Kosovës kanë Kushtetutën dhe normat kushtetuese si udhërrëfyes të procesit në dialog” tha Bajqinovci për “Gazeta Blic”

Ai tutje u shpreh me bindje se kryeministi Kurti nuk do të japë dorëheqjen.

Deputeti Bajqinovci tha se Qeveria nuk e shkel Kushtetutën si çmim i kompromiseve ndaj Serbisë.

“Prandaj, as nuk do të jap dorëheqje Kryeministri e as aleatët tanë nuk i kanë kërkuar dhe as nuk do t’i kërkojnë z. Kurti asnjë reflektim mbi rendin tonë kushtetues. Raportimet siç i prezantuat ju, janë spekulime. Ne nuk e shkelim Kushtetutën e vendit si çmim i kompromiseve ndaj Serbisë, siç bënin të tjerët më herët. Madje edhe per aq sa kanë lëvizur e kanë dëmtuar vendin” tha Bajqinovci për “Gazeta Blic”


Mefail Bajqinovci, Deputet LVV

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se draft-statuti i Asociacionit, i cili u prezantua nga ekipi menaxhues në takimin e Brukselit më 2 maj, nuk ishte përfundimtar, por një pikënisje e rëndësishme për bisedimet e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve.

“Ngjarja më e madhe e javës ishte padyshim takimi i Dialogut të Nivelit të Lartë i organizuar nga Bashkimi Evropian dhe i asistuar nga unë, i cili u zhvillua të martën e kaluar. Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Kurti u takuan në Bruksel për të diskutuar një çështje vendimtare të personave të zhdukur. Jam i kënaqur që të dy udhëheqësit ranë dakord të punojnë së bashku për të sqaruar vendndodhjen e njerëzve që u zhdukën gjatë luftës.

“Ne mirëpresim miratimin e palëve të deklaratës për personat e zhdukur dhe presim që ato të bëjnë përparim në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur. Kjo jo vetëm që do t’i ndihmojë familjet e tyre të gjejnë paqe, por edhe do të avancojë normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Palët gjithashtu bënë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Megjithëse drafti i parë i paraqitur nga ekipi drejtues nuk është përfundimtar, ai është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e Kryenegociatorëve”, shkroi Lajçak ndër të tjera në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë