Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ali Ahmeti kërkon referendum të popullit në Kosovë për vendimin e Speciales

18/09/2026 - 18:37
në Kryesore, Lajme
A A
Ali Ahmeti kërkon referendum të popullit në Kosovë për vendimin e Speciales
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka kërkuar referendum popullor në Kosovë për vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një intervistë për “Top News”, ai tha se qytetarët e Kosovës duhet të deklarohen për këtë vendim.

“Pasi vendimi i Dhomave të Specializuara u dha në emër të popullit të Kosovës, atëherë do të ishte e logjikshme që vetë populli të deklarohet përmes referendumit”, tha Ahmeti.

Sipas tij, rezultati i referendumit duhet të jetë detyrues për Dhomat e Specializuara, të themeluara nga Kuvendi i Kosovës.

Kreu i BDI-së kërkoi që institucionet e Kosovës të angazhohen zyrtarisht për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së nga paraburgimi në Hagë.

Ahmeti propozoi që deri në vendimin përfundimtar të Apelit, ata të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Sipas tij, kjo mund të bëhet nën garancitë e Policisë dhe të shtetit të Kosovës.

Ai tha se Kosova duhet t’u drejtohet edhe vendeve që kanë mbështetur dhe financuar Dhomat e Specializuara, duke kërkuar mbështetje për to në lidhje me zgjidhjen e çështjes së katërshes së UÇK-së.

Kryetari i BDI-së ka folur edhe për rolin e presidentit të ardhshëm të Kosovës për të cilin tha se duhet ta shfrytëzojë çdo mundësi që ia lejon rendi juridik për faljen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët Specialja i dënoi me 81 vjet burg, në total.

Ahmeti bëri thirrje për unitet dhe maturi, ndërsa mbështeti protestat popullore dhe paqësore teksa kërkoi që partitë politike të gjejnë një formulë të përbashkët dhe të ndërtojnë qëndrim të unifikuar. Sipas tij, interesi dhe vullneti i qytetarëve të Kosovës duhet të vendosen mbi dallimet politike.

JU REKOMANDOJMË

Hill me vlerësime të larta për Thaçin: Nuk e besoj se ai është përfshirë në krime

Rusia i reagon Hillit për Kosovën: Nëse njëherë njohje ‘de fakto’, atëherë çka mbetet përpos ‘de jure’?
18/09/2026 - 19:20

Ish-i dërguari i SHBA-së për Kosovën, Christopher Hill, ka dalë me një qëndrim të qartë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e thënë qartë se...

Më shumëDetails

Takimi sekret: Smith thoshte se krerët e UÇK-së “do të marrin burgim të përjetshëm”, Trendafilova fyente simbolet e Kosovës

Takimi sekret: Smith thoshte se krerët e UÇK-së “do të marrin burgim të përjetshëm”, Trendafilova fyente simbolet e Kosovës
18/09/2026 - 19:08

Ndonëse takimi po mbahej vetëm një muaj pasi ishin arrestuar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, kryeprokurori famëkeq, Jack Smith, ishte lëshuar...

Më shumëDetails

Rrahmani për Kurtin: Padrejtësia e Hagës duhet të jetë prioriteti i vetëm i vizitës së tij në SHBA

Rrahmani i VV-së për hetimet në MINT: Më vjen mirë që drejtësia është duke u marrë me këtë pjesë
18/09/2026 - 18:26

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një ndër...

Më shumëDetails

Nata e tretë: Protesta vazhdon edhe sonte në Prishtinë, Endrit Thaçi shpërndan njoftimin

Nata e tretë: Protesta vazhdon edhe sonte në Prishtinë, Endrit Thaçi shpërndan njoftimin
18/09/2026 - 18:07

Qytetarët do të protestojnë edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës....

Më shumëDetails

Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë

Pas incidentit me Aida Dërgutin në shesh, Policia suspendon dy zyrtarë për 48 orë
18/09/2026 - 17:58

Incidenti i raportuar në shesh, ku ishte e përfshirë Aida Dërguti, ka sjellë zhvillim të ri brenda Policisë së Kosovës. Sinjali raporton se dy zyrtarë policorë janë suspenduar...

Më shumëDetails

Veprimtari Beqiri: Nesër protestohet në disa qytete të Gjermanisë dhe në Cyrih me moton “Jo në emrin tim!”

Veprimtari Beqiri: Nesër protestohet në disa qytete të Gjermanisë dhe në Cyrih me moton “Jo në emrin tim!”
18/09/2026 - 17:21

Veprimtari nga mërgata, Hektor Beqiri, ka njoftuar se pas padrejtësisë së 16 shtatorit ndaj ish krerëve të UÇK-së, nesër në disa qytete të Gjermanisë dhe në Cyrih të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    259 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Diplomati austriak Wolfgang Petritsch për Hashim Thaçin: Kisha përshtypjen se ishte i ngrirë nga frika

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë