Donika Gërvalla ministre në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, ka komentuar deklaratën e Fatos Geci, kandidat për deputet në listën e Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me të akuzuarit në Hagë.
Gërvalla tha se e respekton atë që ka thënë Geci, duke përmendur historinë dhe sakrificën e familjes së tij.
E deklarata e Gërvallës ka ngjallur reagime të shumta. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar dhe djali i Jakup Krasniqit, Altini.
Ai ka thënë se Donika jo vetëm që e respekton atë që thotë Fatos Geci, por dhe e dëshiron atë që thotë ai.
Reagimi i plotë i tij:
Ti, Donikë, jo veç që e respekton atë që e thotë Fatosi, por edhe e dëshiron atë që e thotë Fatosi.
Epilogun e kësaj gjykate unë nuk e di. Di vetëm se besoj në drejtësi, e nëse drejtësia ekziston, babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha kanë me u kthy.
Janë dy anë të historisë: ajo ana e bardhë dhe e ndritur, në të cilën babi, Hashimi, Kadria dhe Rexha, kanë me jetu përjetësisht me lavdinë më të madhe që mundet me e pasë njeriu; atë të heroit dhe të çlirimtarit.
Po është edhe ana e errët e historisë, ana e zezë apo schëarz; aty, kokëulur, ti ki me jetu gjatë.














