Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasada e SHBA për “optimizimin” e forcave të KFOR-it: Të koordinohet ngushtë me të gjitha palët

03/09/2026 - 15:04
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasada e SHBA për “optimizimin” e forcave të KFOR-it: Të koordinohet ngushtë me të gjitha palët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin e NATO-s për “tranzicionin gradual të pranisë” së përhershme të KFOR-it mbi urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe “integrimin gradual të Policisë së Kosovës në ruajtjen e Manastirit të Deçanit”.

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së ka rikujtuar, të enjten, se NATO aktualisht është duke zbatuar një “optimizim të pozicionimit të forcave” të misionit të KFOR-it, i cili proces do të zhvillohet në mënyrë graduale dhe në koordinim të ngushtë me të gjitha palët relevante.

“NATO aktualisht është duke zbatuar optimizimin e pozicionimit të forcave të misionit të Forcës së Kosovës (KFOR). Procesi do të jetë gradual dhe do të koordinohet ngushtë me të gjitha palët relevante”, ka thënë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë në një përgjigje për gazetën Reporteri.

Ambasada e SHBA-së ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe misioneve ndërkombëtare.

“Presim vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë gjatë gjithë procesit të optimizimit të pozicionimit të forcave të NATO-s”, thuhet më tej në përgjigje.

Sa i përket situatës së sigurisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur se stabiliteti rajonal në Ballkanin Perëndimor mbetet prioritet.

“Shtetet e Bashkuara i japin përparësi ruajtjes së stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Ne e vlerësojmë përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm, i cili garanton siguri afatgjatë për të gjitha komunitetet”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Ambasadës së SHBA-së.

Përkundër pyetjes së nëse largimi gradual i pranisë së KFOR-it nga ura mbi Ibër nënkupton hapjen e saj për qarkullim të lirë dhe nëse SHBA-ja e mbështet një hap të tillë, Ambasada e SHBA-së në Kosovë në përgjigjen e saj nuk ka dhënë një qëndrim të drejtpërdrejtë për hapjen e saj.

KFOR-i më 10 gusht njoftoi për nisjen e “tranzicionit gradual” të pranisë së tij të përhershme nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. NATO ka bërë të ditur gjithashtu se ndryshime të ngjashme në praninë e KFOR-it do të ndodhin edhe në zona të tjera, përfshirë Manastirin e Deçanit.

Disa ditë pas këtij njoftimi, Admirali George Wikoff, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFCNP), shtoi se vendimet lidhur me praninë e KFOR-it te Ura e Mitrovicës bazohen në vlerësimin për situatën e sigurisë. Ai, më 26 gusht 2026, tha se prania e KFOR-it do të shtohet në disa zona, përfshirë, por pa u kufizuar në, Mitrovicën e Veriut dhe veriun e Kosovës.

Sa i përket hapjes së urës nga ky proces, Admirali Wikoff ishte i qartë: “KFOR-i nuk e ka mandatin për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo. Kjo u takon BE-së dhe institucioneve përkatëse në Kosovë që ta përcaktojnë, pasi KFOR-i ta përfundojë praninë e tij të përhershme në urë”.

Paralajmërimet e NATO’s, janë kundërshtuar ashpër nga Lista Serbe në Kosovë dhe Beogradi zyrtar. Për to ka reaguar edhe vetë Presidenti serb Aleksandër Vuciq.

JU REKOMANDOJMË

Kurti në podcast me gjeneralin francez: Njerëzit në Kosovë e ndjejnë vetën autoktonë, që vijnë nga ilirët e lashtë

Kurti në podcast me gjeneralin francez: Njerëzit në Kosovë e ndjejnë vetën autoktonë, që vijnë nga ilirët e lashtë
03/09/2026 - 15:04

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij një gjeneral francez, Dominique Trinquand, i cili si njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare realizon një podcast. Ai intervistoi...

Më shumëDetails

Arrestohet një i dyshuar për kr’ime lufte në Zubin Potok

Policia arreston një person: Kapet me 14.9 gramë substancë narkotike
03/09/2026 - 14:57

Në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin Potok, të enjten, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK-së publikon pagën që i është deponuar në llogari: Për besë keq

Deputeti i LDK-së publikon pagën që i është deponuar në llogari: Për besë keq
03/09/2026 - 14:48

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka bërë publike pagën që i është deponuar në llogarinë bankare si deputet i Kuvendit të Kosovës. Sadiku ka...

Më shumëDetails

Vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal, nismën e mbështesin edhe deputetët e PDK-së

Vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal, nismën e mbështesin edhe deputetët e PDK-së
03/09/2026 - 14:35

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po vazhdon edhe sot (e enjte) aktivitetin për mbledhjen e nënshkrimeve në Prishtinë, në kuadër të nismës legjislative qytetare për ndryshimin dhe...

Më shumëDetails

Trupi i pajetë i kriminelit të luftës Ratko Mladiq mbërrin në Serbi, Vuçiq konfirmon transferimin

Trupi i pajetë i kriminelit të luftës Ratko Mladiq mbërrin në Serbi, Vuçiq konfirmon transferimin
03/09/2026 - 14:13

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se trupi i pajetë i kriminelit të luftës Ratko Mladiq është marrë dhe pritet të mbërrijë në Serbi gjatë orëve të...

Më shumëDetails

16 shtatori, Haradinaj: Jam i bindur që çlirimtarët do t’i kemi në Kosovë

Haradinaj: Populli i Kosovës sërish e dha testin, tani nuk bën të ndalemi deri në vendosjen e drejtësisë
03/09/2026 - 14:07

Kanë mbetur edhe 13 ditë deri në ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në emisionin “Kosova Today”, veterani i luftës, Nasim Haradinaj,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet ku humbi jetën 29 vjeçari, Laurent Krasniqi

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Komuna e Fushë Kosovës largon nga puna rreth 100 punëtorë

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Tragjike: Pas një aksidenti me motor, ndërron jetë TikTokeri Laurent Krasniqi

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ekskluzive: Dënohet me 5 vite burgim Jeton Mehmeti për mashtrim me cigare ndaj disa qytetarëve, vlera dyshohej të ishte rreth 2 milionë euro

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Suharekë: Mbi 60 infermierë dyshohet se mbetën pa punë pas përfundimit të angazhimit përmes Caritas

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë