Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar “përzemërisht” Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
“I uroj asaj shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme”.
Ai tha se pret me padurim që të punojë me Presidenten e re “dhe të gjitha institucionet e Kosovës për ta thelluar partneritetin tonë të kahershëm, teksa Kosova ecën përpara drejt një të ardhmeje shumetnike, demokratike dhe euroatlantike”.
Shiroka-Pula u zgjodh mbrëmë pas një dakordimi mes Vetëvendosjes së Albin Kurtit e PDK’së së Bedri Hamzës, duke shmangur zgjedhjet e reja në minutat e fundit.
Diplomatët e huaj në vend kishin bërë thirrje për themelimin e të gjitha institucioneve dhe nxjerrjen nga kriza politike të Kosovës pas gati dy vitesh bllokadë institucionale.












