Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Në një postim në rrjete sociale, Rudolph tha se po e nderon trashëgiminë e Rugovës si avokues i zgjidhjes së konflikteve pa dhunë.
“Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë”, shkroi Ambasadori Rudolph.
Më 2 dhjetor, ish-presidenti Rugova do të mbushte 81 vjeç.













