Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

22/03/2026 - 10:08
në Kryesore, Lajme
A A
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për një sërë çështjesh të rëndësishme për Shqipërinë.

Rama preku edhe njëherë çmimin e naftës. Ai u shpreh se qeveria do të ndërhyjë për këtë problem, që siç tha është edhe global, duke garantuar se do të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se monitorimi do të jetë kohë pas kohe, për të mos lënë asnjë tregtar që të bëjë abuzime.

“Çmimi i karburantit është një problem jo vetëm shqiptar, por edhe global. Është një temë që ka vëmendjen tonë të vazhdueshme orë pas ore, kemi ndërmarrë hapa konkretë. Është ngritur Task Forcë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, që të evidentohet çdo abuzim me rritjen e çmimit. Bordi i Transparencës do të sigurojë që nuk do ketë përfitues nga kriza. Ulim me 20 përqind akcizën, sa herë që kalon mbi 220 lekë. Po monitorojmë tregun orë pas ore. Ne do të ndërhyjmë në të mirë të qytetarëve dhe kundër çdo parregullsie në këtë sektor, kaq të rëndësishëm e jetik”, tha Rama.

Më tej, Rama u ndal edhe tek ekonomia. Ai u shpreh se Shqipëria po njeh rritje ekonomike, duke shtuar se edhe pagat kanë pësuar rritje të konsiderueshme, në sektorin shtetëror dhe atë privat.

“Shqipëria vazhdon që të ketë një rritje të lartë ekonomike. Rritja e PPB pritet që të jetë 32 përqind në 2030. Kemi rritjen më të lartë që kemi pasur ndonjëherë, sipas organizatave ndërkombëtare. Rritja nuk është rastësi, por mbështetet mbi themelet e reformave tona kurajoze të shumëpritura prej dekadash, teksa vendi po ecën me shpejtësi. Rritja mbështetet në sektorë, që janë në zhvillim e sipër. Kemi rritje të vazhdueshme të pagave. Rritëm edhe pagat për ushtarakët, të cilat do shkojnë në nivelin e pagave të vendeve të tjera anëtare të NATO-s”, deklaroi ai.

Duke u ndalur tek raporti i fundit i Freedom House, Rama u shpreh se ky raport vlerësonte vendin tonë. Ai shtoi se Shqipëria mori nota tepër pozitive, sidomos në aspektin e sigurisë kibernetike. Kryeministri shqiptar përmendi dhe njëherë agresivitetin e Iranit në sulme kibernetike, duke thënë se janë marrë masat e nevojshme, që këto sulme të mos jenë aspak një problem, shkruan Tv Klan, transmeton Klankosova.tv.

JU REKOMANDOJMË

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës

Bordi i Paqes nënshkruan marrëveshjen me Shqipërinë, vlerësohet kontributi i Kosovës
24/10/2026 - 03:08

Bordi i Paqes ka reaguar lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë

Shiroka-Pula takon kryeministrin e Hungarisë
24/10/2026 - 03:06

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, gjatë vizitës së saj në këtë shtet, ku ka marrë pjesë edhe në shfaqjen solemne...

Më shumëDetails

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua
23/10/2026 - 22:57

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për...

Më shumëDetails

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente
23/10/2026 - 22:34

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard, qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet
23/10/2026 - 22:24

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që drejton do të vendosë nëse do të ketë ose jo Ligj për Gjykatën Speciale, kjo pas...

Më shumëDetails

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet
23/10/2026 - 22:11

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë