Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadori i Suedisë : Duam ta shohim Kosovën në BE

24/05/2024 - 13:23
në Lajme
A A
Ambasadori i Suedisë : Duam ta shohim Kosovën në BE
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

osovën duan ta shohin në Bashkimin Evropian, prandaj investojnë edhe në ruajtjen e mjedisit.

Kështu ka thënë ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në shënimin e ditës evropiane të parqeve.

Kjo ditë u shënua në parkun Kombëtar Malet e Sharrit në Prevallë, ku Westerlund tha se pikërisht në këtë park, vitin e kaluar e kanë inauguruar shtegun e miqësisë.

“Jemi për të festuar ditën evropiane të parqeve. Këtë e bëjmë për tri arsye. Se pari sepse është shumë e dukshme që këtu jemi për të ruajtur ambientin në Kosovës. Sipas raporteve një fëmijë që ka lindur në vitin 2020 do të përjetojnë 2.6 herë më shumë thatësira, 6.8 herë më shumë valë të nxehta në jetën e vetë krahasuar me një fëmijë që ka lindur në vitet e 60-ta. Pra kjo është një dallim shumë i madh vetëm brenda 60 viteve, kjo është arsyeja pse e bëjmë këtë për të ruajtur biodiversitetin dhe mjedisin. Arsyeja e dyte është se duam ta shohim Kosovën në Bashkimin Evropian, për këtë arsye ne i financojmë këto bashkëpunime. Dhe kjo do të shtroj rrugën që të jetë kontribut që të kemi Kosovën si anëtare të BE-së në të ardhmen. Se treti ka të drejt secili që të ketë qasje në parqet kombëtare, ky është një prioritet kyç që gjithkush të ketë qasje në natyre”, tha ambasadori suedez.

Ndërsa, zëvendësministri i MMPHI-së, Jeton Raka, tha se Kosova është krenare që ka dy parqe të jashtëzakonshme, si ai i Sharrit dhe i Bjeshkëve të Nemuna.

“Në kuadër të angazhimeve tona për ruajtjen dhe angazhimin e qëndrueshëm të parqeve tona kombëtare vitin e kaluar Kuvendi i Kosovës ka miratuar planin hapësinorë për parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Kurse këtë vit si Ministri kemi miratuar edhe planin menaxhues për parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Këtë vit jemi duke u angazhuar në rishikimin e planit hapësinor për parkun kombëtar Malet e Sharrit dhe planin menaxhues për këtë park. Në kuadër të mbrojtjes së mjedisit kemi marr vendim për krijimin e task forcës së gjelbër si strukturë e veçantë dhe e përkohshme në përmirësimin e mbrojtjes së lumenjëve, reduktimin e mbeturinave, për përmirësimin e menaxhimit të parqeve dhe ndërmarrjen e veprimeve kundër degradimit të mjedisit nga aktivitete ilegale. Gjithashtu do të angazhohemi në rritjen e bashkëpunimit në menaxhimin e zonave ndërkufitare të parqeve Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi”, ka thënë ai.

Kurse, Afrim Berisha zëvendëskryeshef i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit, theksoi se gjatë tri viteve të fundit ka pasur një dinamit të shtuar të aktiviteteve në funksion të përmirësimit të menaxhimit të parqeve kombëtare.

“Kjo përfshinë edhe angazhimin e qeverisë së Kosovës por edhe angazhimin e donatorëve duke përfshirë gjitha menaxhimin e parqeve. Zëvendësministri e përmendi task forcën, por në proces të implementimit janë edhe dy aktivitete të rëndësishme që përfshijnë certifikimin e mbikqyrësve të zonave të mbrojtura dhe implementimin e gjobave mandatore që do të menaxhohen nga mbikqyrësve të zonave të mbrojtura. Përkundër progresit kemi edhe sfida, siç janë ndërtimet ilegale, mbeturinat, gjuetinë ilegale po ashtu edhe paqartësinë ligjore për disa aspekte”, ka thënë ai.

Gjatë këtij organizmi u organizuan edhe Aktivitet për pastrimin e mbeturinave te rrjedha e lumenjve Lepenc dhe Lumbardhi të Prizrenit, si dhe ecje në shtegun e miqësisë Kosovë – Suedi. /EO

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë