Trajneri i Manchester Unitedit Ruben Amorim, ka thënë që lojtarë si Marcus Rashfordi nganjëherë ndikohen nga njerëzit e shumtë rreth vetes në vendimet që i marrin.
Këto komente të tij vijnë pas deklaratave të anglezit se është i gatshëm për një sfidë të re.
“E kuptoj që ky lloj lojtarësh, ka shumë njerëz rreth vetes…dhe që bëjnë zgjedhje të cilat nganjëherë nuk janë ideja e parë e lojtarit”, ka thënë Amorimi.
“Është një situatë e vështirë, sigurisht”.