Fatkeqësisht, janë jo të rralla rastet kur hasim politikanë e zyrtarë të lartë të partive politike që shpërfaqin analfabetizmin, duke mos arritur ta shkruajnë as edhe një fjali të vetme në standardin e gjuhë shqipe.
Një rast i tillë është edhe zyrtari i AAK-së, Valon Tolaj, i cili nuk ka arritur ta shkruajë as titullin e një shkrimi pa gabime fatale drejtshkrimore.
Vetëm në titull Tolaj bën disa gabime drejtshkrimore duke e shkruar fjalën opozitë me shkronjë të madhe “Opozites” e njëjtë edhe për fjalën pozitë “Pozites”.
Më “fatale” se kaq del se Tolaj nuk di t’i vendos as kllapat në vendin e duhur.
Kaq mjafton që eshtrat e gjuhëtarëve të “rrotullohen” në varr.
E dhimbshme do të ishte të vazhdojmë analizën e tekstit nën titull, andaj jeni të lirë ta shihni vet.
Postimi i plotë i Valon Tolajt:
Trashegimia politike e historike e Opozites (AAK,PDK e LDK) dhe deficiti Pozites ( VV ) !
E gjithe trashegimia politike e historike ne Kosove, nga viti 1990 e deri me 2018 ( nga organizimi paralel te viteve 90-ta, ndertimi e aleancave te forta me Perendimin, organizimin e luftes çlirimtare te UÇK-se, e cila bashke me NATO-n soli çlirimin e Kosoves, rikthimin e popullit e rindertimin vendit dhe institucioneve, shpallja e Pavaresise dhe njohjet nderkombetare, e deri te formimi zyrtar i Ushtrise se Kosoves ne vitin 2018, si akti final i kompletimit te Shtetit te Kosoves, nderlidhet fort me tri subjekte politike (LDK,PDK,AAK) dhe tri personalitete te perveçme ( Ibrahim Rugova, Hashim Thaqi e Ramush Haradinaj).
Padyshim, ka panumer personalitete tjera, te cilet bashke me te lartepermendurit dhe popullin e Kosoves, te pamunduren e ben te mundur dhe enderrat shekullore i shendrruan ne realitet. Dhe ate vetem brenda nje periudhe prej 28 vitesh.
A ka VETEVENDOSJE “hise” ne kete trashegimi historike e politike ? Pergjigja eshte jo (perjashto personalitet te pakta dhe periferik ne VETEVENDOSJEN E sotme).
Prandaj drejtuesit e saj, jane kaq agresiv ne gjuhe, me qasje e veprime perçarese e mohuese te gjithckaje me peshe historike. Eshte sjellje naivesh me mungese identiteti, e deficit serioz i trashegimis politike e historike.
Thjesht, pas vitit 2018 ( me formimin e Ushtrise se Kosove), e deri ne anetaresimin e Kosoves ne NATO dhe BE, apo realizimin e Bashkimit Kombetar, çdo veprim politik, mund te jete thjesht me karakter qeverises, menaxherial e zhvillimor, asesi historik qe siguron trashegimi.
A ka vullnet VETEVENDOSJE, realizimin e ketyre tri aspiratave te fundit dhe te medha kombetare te popullit te Kosoves ? Me qasjen aktuale, as ne horizont nuk duket. Veprimet tregojne te kunderten !
Prandaj, eshte koha qe Kosova t’ju rikthehet atyre qe realizuan endrra shekullore . Na pelqej ose jo, te mire apo te keqinj, te pakten ne memorien dhe arkivat e tyre, pergaqesuesit aktual, mund ta gjejn e rrugen e duhur drejt realizimit te endrrave. Ky eshte realiteti !
Deri ne keto arritje, veprimet tjera jane thjesht “perralla me mbret” !














