Fatmir Limaj kishte shprehur interesim që t’i bashkohet listës së PDK-së për deputet, por që Kryesia e PDK-së kishte vendosur ta refuzojë, kryesisht nga frika se ai mund të del më i votuari në listën e kësaj partie.
Të gjendur përballë opinionit të krijuar për rritjen e LDK-së me bashkimin e Vjosa Osmani, PDK-ja e frikësuar se do të renditet e treta pas zgjedhjeve të 7 qershorit, i ‘ra në gjunjë’ Fatmir Limajt, duke e lutur që t’i përkrah në zgjedhje.
Për të treguar se nuk është si drejtuesit aktual të PDK-së dhe se politika nuk e ka prioritet për pozitë të vete personale, Fatmir Limaj vendosi ta përkrah PDK-në në këto zgjedhje.
Se elektorati i PDK-së e ka dëshiron Fatmir Limaj, u vërejt mbrëmë edhe në tubimin hapës në Ferizaj, ku lideri i NISMA nuk mund të ecte nga përqafimet e qytetarëve.
Më pas erdhen edhe postimet në Facebook për tubimin e Ferizajt, ku u vërejt qartazi se Fatmir Limaj ka mbështetje shumëfish më të madhe te elektorati i PDK-së se sa Bedri Hamza.
Në videon e publikuar nga Fatmir Limaj për tubimin në Ferizaj, ai mori mbi 8 mijë pëlqime e qindra komente e qindra shpërndarje.
Ndërsa, kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, mori vetëm rreth 2 mijë 600 like. Po ashtu edhe në postimin me fotografi për tubimin e Ferizajt, Bedri Hamza mori vetëm 2 mijë e 200 like.
Ndryshe, Bedri Hamza kandidaton për herë të tretë për kryeministër nga PDK, duke pësuar humbje të thella në këto gara, ku në zgjedhjet e 28 dhjetorit kishte rënie edhe në krahasim më zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt 2025.

















