Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analistët: Asociacioni mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, ndërkombëtarët po e rrisin presionin për marrëveshjen përfundimtare

13/08/2022 - 09:12
në Kryesore, Lajme
A A
Analistët: Asociacioni mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, ndërkombëtarët po e rrisin presionin për marrëveshjen përfundimtare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vizita e liderëve shtetëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderohet si pozitive për Kosovën nga analistët politikë dhe shtim të presionit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Arbnor Sadiku e Agron Hoti sugjerojnë se duhet të dëgjohen këshillat e ndërkombëtarëve dhe se asnjë qeveri nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

Analisti Arbnor Sadiku mendon se Asociacioni komunave me shumicë serbe nuk mund të themelohet dhe zbatohet në praktikë, pa lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe pa vullnetin e komunave me shumicë serbe.

Ai thotë se institucionet kosovare duhet të fillojnë me krijimin e statutit me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Sigurisht që presioni ndërkombëtarë pas vizitës së kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nënshkrimin e fondeve të MCC-së, është parë që është në rritje për arsye se ka kaluar një kohë e gjatë që nuk është zbatuar marrëveshja në Bruksel për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe sigurisht që është një obligim i marrë nga Qeveria Mustafa, dhe ajo çfarë do duhej të bënte kjo Qeveri t’i lejojë një draft-statut për themelimin e asociacionit dhe duke u bazuar në rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ky draft do duhej shpërndarë së pari QUINT-it, SHBA-së dhe palës serbe, për t’i parë imputet e tyre që mund të jenë nga ana e tyre dhe në të njëjtën kohë për t’i kryer detyrat që i ka Kosova dhe për ta bartur fajin e mospërparimit të dialogut tek pala serbe e mos të mbesë te Qeveria e Kosovës”, thotë ai.

Teksa ka folur për rritjen e presionit ndërkombëtarë, Sadiku thotë se me shumë gjasë vendi mund të shkojë në zgjedhje.Sadiku thotë se kryeministri Kurti i ka dy mundësi, krijimin e Asociacionit ose dërgimin e vendit në zgjedhje.

“Ajo çfarë kemi parë ne është që Qeveria Kurti dhe nga ministrat e tij është që Kosova nuk është e gatshme të krijojë një Asociacion i cili është i një anshëm dhe që janë të përfshirë vetëm komunat serbe, që nënkupton se kjo Qeveri nuk është e gatshme të krijojë kurrfarë Asociacioni, e që nënkupton se në vjeshtë të këtij viti, Kosova mund të shkojë në zgjedhje dhe madje me vet vendimin e zotri Kurtit, pasi që presioni amerikan dhe i BE-së për krijimin e këtij Asociacioni do të jetë i madh dhe kjo Qeveri do të ketë vetëm dy rrugë, të krijojë Asociacionin e komunave serbe apo të shkojë në zgjedhje dhe t’i lë mundësinë një Qeverie të re, një koalicioni ndërmjet VV-së dhe partive tjera të krijojë këtë asociacion, pas zgjedhjeve të reja gjithmonë”, thotë ai.

E në anën tjetër, analisti politik, Agron Hoti, thotë për Ekonomia Online, se Qeveria duhet që në koordinim me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe me serbët lokal ta hartojnë statutin e Asociacionit.

“Kosova duhet të dialogojë me të gjitha palët në Kosovë, përfshirë bashkësinë ndërkombëtare, me serbët lokal dhe duhet që Qeveria e Kosovës të fillojë me hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe në këtë drejtim duhet të arrihet ajo që është kërkuar nga Kushtetuta e Kosovës, në mënyrë që mos të krijohet shtet mbi shtet në Kosovë dhe që ky Asociacion i zbehtë i cili në plan afatgjatë nuk do të kishte ndonjë rëndësi në pjesën veriore të Kosovës”, u shpreh ai.

Duke folur për mundësinë e një marrëveshje me njohje reciproke, Hoti thotë se kërkesa e ndërkombëtareve për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, është shtuar.

Thotë se krahas kësaj, marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, të integrohen në marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke.

“Kosova ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh me Serbinë dhe tash këto takimet kanë për qëllim të zbatohen të gjitha këto marrëveshje sepse për këto po na kërkohet edhe nga partnerët ndërkombëtarë, së fundmi edhe nga Gabriel Escobar, i cili tha që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë deri më sot. Kosova duhet të punojë me Serbinë në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe që të gjitha këto marrëveshje që janë nënshkruar të integrohen në këtë marrëveshjen përfundimtare, në mënyrë që ta ketë njohjen reciproke në qendër të saj, sepse nëse njohja do të ishte, atëherë raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të shtetensionoheshin dhe do t’i jepet shansi qetësisë dhe integrimit evropian në rajonit tonë”, u shpreh Hoti.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë