Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analistët kundër idesë së Haradinajt për mocion mosbesimi- Nuk është momenti, duhet unitet përballë Serbisë!

01/06/2023 - 17:21
në Kryesore, Lajme
A A
Analistët kundër idesë së Haradinajt për mocion mosbesimi- Nuk është momenti, duhet unitet përballë Serbisë!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Arton Demhasaj në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” u shpreh kundër idesë së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj që Qeveria të shkojë në votbesim.

Demhasaj u shpreh se tashmë nuk është momenti për një veprim të tillë kur veriu i vendit është në “flakë”.

“Mendoj se nuk është momenti për një mocion mosbesimi sepse në një situatë ku veriu në njëfarë mënyre është në “flakë” situata është shumë e acaruar atje. Nuk besoj që vendi ishte dasht të mbetet pa Qeveri ose me një qeveri në detyrë”, ka theksuar ai.

Ai tha se opozita nuk i ka votat e nevojshme për me errëzu qeverinë.

“Për mua mendoj se është pak e ngutur si kërkesë me iniciu mocionin e mosbesimit shtoja kësaj edhe arsyen që opozita në një mënyrë nuk ka vota për me e rrëzu Qeverinë por ndoshta qëllimi i mocionit mund të jetë vetëm me testu, me pa se sa është përkrahja e Qeverisë momentalisht”, tha Demhasaj për “Gazeta Blic”.

Një mendim të njëjtë ndan edhe profesori universitar, Fadil Maloku.

Maloku tha se në në këto momente, vendit i nevojitet një unitet në qëndrime përballë Serbisë.

“Unë mendoj se në këtë kohë na nevojitet një unitet në kuptimin joideologjik por në kuptimin e qëndrimevepërballë Serbisë e cila në fakt është duke përdorur të gjitha mjetet për të arritur qëllimet e saj për të krijuar një lloj autonomie e që në fazat e ardhshme do të jetë një element shumë kërcënues si për shtetësinë e Koosvës po ashtu edhe për interesat kombëtare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor” deklaroi Maloku për “Gazeta Blic”

Se nuk është momenti për rrëzimin e qeverisë po e thotë edhe profesori nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.

Ai tha se nuk është në interes të opozitës të bëjë diçka të tillë.

“Nuk është momenti madje nuk është edhe interesi i opoizitës që ta bëjë këtë. Opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për me e rrëzu qeverinë” tha Spahiu për “Gazeta Blic”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dje ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Haradinaj pohoi se situata është më e rëndë, duke shtuar se përgjegjës është vet kryeministri Albin Kurti.

Haradinaj, tha se zgjidhja e vetme për këtë është nisja e mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti, ngase ai ka shkuar në ekstrem.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë”.

“Ajo që e bënë këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurtit që në emër të Kosovës t’i drejtohet përmes mediave sekretarit amerikan. Kurti ka shkuar në ekstrem me garantin tonë të sigurisë. Jemi falënderues Policisë së Kosovës. Kemi filluar komunikimin e ndërsjellët me grupet parlamentare. Nuk besoj që është çështje pozitë opozitë”, tha Haradinaj.

/Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Shefi i kabinetit të Konjufcës: Radojqiq edhe mund të hyjë në Kosovë, po nuk dihet si del pastaj
Lajme

Shefi i kabinetit të Konjufcës: Radojqiq edhe mund të hyjë në Kosovë, po nuk dihet si del pastaj

04/10/2023 - 11:59
Vuçeviq për “reduktimin” e numrit të ushtarëve: Çangazhim, jo tërheqje e ushtrisë
Lajme

Vuçeviq për “reduktimin” e numrit të ushtarëve: Çangazhim, jo tërheqje e ushtrisë

04/10/2023 - 11:47
Eurodeputeti holandez: Vuçiq po luan me zjarrin, BE të vendos sanksione
Lajme

Eurodeputeti holandez: Vuçiq po luan me zjarrin, BE të vendos sanksione

04/10/2023 - 11:31
Szunyog: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
Lajme

Szunyog: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

04/10/2023 - 11:20
Ish-kryediplomati kosovar vizitë në Ukrainë, zhvillon disa takime, flet në një forum për integrimin në BE
Lajme

Ish-kryediplomati kosovar vizitë në Ukrainë, zhvillon disa takime, flet në një forum për integrimin në BE

04/10/2023 - 11:18
Musliu: T’ua realizojmë kërkesat Policisë, ose ta mbyllim gojën – ata s’kanë nevojë për falënderimet e politikanëve
Lajme

Musliu: T’ua realizojmë kërkesat Policisë, ose ta mbyllim gojën – ata s’kanë nevojë për falënderimet e politikanëve

04/10/2023 - 11:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dramë e fajdes në Vushtrri: Shkojnë t’ia marrin shtëpinë viktimës – për 20 mijë i kërkuan 55 mijë euro (Dokument)

    Dramë e fajdes në Vushtrri: Shkojnë t’ia marrin shtëpinë viktimës – për 20 mijë i kërkuan 55 mijë euro (Dokument)

    287 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72
  • “A po iu dhemb dora ende”, gazetarja amerikane ngacmon Vuçiqin që s’e nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Vushtrriasit H.P. sot i merret shtëpia me vendim gjykatës, pretendon se e humbi me fajde te Sh.B.

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Shqiptarja me emrin Lule, e martuar me serb në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Prokuroria në Beograd për Radojiçiq: Për 9 muaj bleu armë nga Bosnja e Hercegovina, i dërgoi në Kosovë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë