Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Andin Hoti pas aktgjykimit në Hagë: Ku është drejtësia për mijëra viktimat shqiptare?

16/09/2026 - 13:12
në Lajme
A A
Andin Hoti pas aktgjykimit në Hagë: Ku është drejtësia për mijëra viktimat shqiptare?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur pakënaqësi me dënimet e shqiptuara, ndërsa ka theksuar se ende pret drejtësi për babain e tij, Ukshin Hotin, i cili është i zhdukur që nga viti 1999.

“JO NË EMËR TIM. Sot u dhanë dënime të rënda për shqiptarët që i dolën zot vendit të tyre, në një kohë kur Kosova po digjej, familjet tona po masakroheshin dhe një popull i tërë po dëbohej nga shtëpitë e veta. Hashim Thaçi. Kadri Veseli. Rexhep Selimi. Jakup Krasniqi. Ndërkohë, unë ende pres të vërtetën dhe drejtësinë për babain tim”, ka shkruar Hoti.

Ai ka theksuar se kanë kaluar 27 vjet nga zhdukja e babait të tij dhe se, sipas tij, askush nuk është gjykuar apo dënuar për rastin.

“Kanë kaluar 27 vjet. Askush nuk është gjykuar. Askush nuk është dënuar për zhdukjen e tij. Askush nuk është dënuar për torturat dhe keqtrajtimin ndaj tij. Dhe babai im është vetëm njëri prej mijëra rasteve”, ka deklaruar ai.

Hoti ka ngritur një sërë pyetjesh lidhur me drejtësinë për viktimat shqiptare të luftës në Kosovë.

“Ku është drejtësia për mbi 1300 fëmijët shqiptarë të vrarë e të zhdukur? Ku është drejtësia për mbi 13 mijë civilët e vrarë?
Ku është drejtësia për 20 mijë gratë e dhunuara? Ku është drejtësia për të zhdukurit, familjet e të cilëve edhe sot presin një varr ku të vendosin një lule?”, ka shkruar Hoti.

Ai ka pyetur gjithashtu se kur do të ketë gjykime për personat që, sipas tij, kryen krime gjatë luftës në Kosovë.

“Ku janë gjykimet për njerëzit që kryen masakra, që dogjën shtëpi, që përdhunuan, që morën njerëz të gjallë dhe i zhdukën pa gjurmë? Sot drejtësia dha dënime politike. Drejtësia e vërtetë për viktimat tona vazhdon të mungojë”, ka shkruar Hoti.

Në fund të reagimit, Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi, duke theksuar se vendimi mund të ankimohet në shkallën e dytë.

“Në këto momente të rënda, i bëj thirrje popullit për qetësi, maturi dhe dinjitet. Zemërimi ynë është i madh, por Kosova ka nevojë për urtësinë tonë. Ta presim vendimin e shkallës së dytë dhe ta vazhdojmë kërkesën për drejtësi me kokën lart. JO NË EMËR TIM”, përfundon reagimi i tij.

JU REKOMANDOJMË

​Elshani flet për situatën e sigurisë në Veri pas vendimin në Hagë për krerët e UÇK-së

​Elshani flet për situatën e sigurisë në Veri pas vendimin në Hagë për krerët e UÇK-së
16/09/2026 - 13:01

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, ka deklaruar se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe stabile Elshani ka...

Më shumëDetails

LDK: Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike

LDK: Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike
16/09/2026 - 12:57

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pritur me shqetësim shumë të thellë aktgjykimin e sotëm ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përmasën e dënimeve ndaj tyre....

Më shumëDetails

Avokati i Thaçit pas dënimit: Ditë e errët për drejtësinë – i bën thirrje Parlamentit për Gjykatën Speciale

Avokati i Thaçit pas dënimit: Ditë e errët për drejtësinë – i bën thirrje Parlamentit për Gjykatën Speciale
16/09/2026 - 12:56

Avokati kryesor i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre-Richard Prosper, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila e dënoi Thaçin me 25 vjet burgim. Prosper...

Më shumëDetails

Avokati i Veselit: Kjo nuk ishte ditë e mirë për Kosovën, s’ka dëshmi për përfshirjen e tij në krime lufte

Avokati i Veselit: Kjo nuk ishte ditë e mirë për Kosovën, s’ka dëshmi për përfshirjen e tij në krime lufte
16/09/2026 - 12:54

Rodney Dixon, avokati i Kadri Veselit, ka reaguar pas dënimit ndaj klientit të tij. Në një prononcim për media, pas përfundimit të seancës, ai ka thënë se sot...

Më shumëDetails

Djali i Thaçit dhe Veselit largohen nga gjykata pa koment/Pamje

Djali i Thaçit dhe Veselit largohen nga gjykata pa koment/Pamje
16/09/2026 - 12:49

Pas shpalljes së dënimeve ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit janë larguar nga ambientet e gjykatës pa dhënë komente për...

Më shumëDetails

OVL-UÇK reagon ashpër pas dënimit të turpshëm të Hagës

OVL-UÇK reagon ashpër pas dënimit të turpshëm të Hagës
16/09/2026 - 12:38

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas vendimit të rëndë që mori Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së. OVL-ja thotë se ky dënim hidhet poshtë kategorikisht,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Gjykata Speciale njofton se aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK’së do të zgjasë dy orë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë