Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, të cilit i ka rikonfirmuar angazhimin e tij për zbatimin e plotë të marrëveshjes me Serbinë.
Kurti po ashtu ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës, dhe ai ka theksuar se shpreson që kjo mbështetje e do të jetë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Europian.
“Në një telefonatë me Bundeskanzler Scholz, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do të mbështesë aplikimin tonë për në Këshillin e Europës në përputhje me rekomandimet e PACE. Gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka thënë Kurti në postimin e tij të bërë në platformën “X”. /gazetametro













