Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Anëtari i VV-së i shkruan letër të hapur kryeministrit Albin Kurti

16/09/2022 - 12:04
në Kryesore, Lajme
A A
Anëtari i VV-së i shkruan letër të hapur kryeministrit Albin Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Shaban Kelmendi, i cili ka themeluar qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë dhe që vazhdon të jetë anëtar i VV-së, i ka shkruar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e grevave dhe të qasjes së Qeverisë ndaj sindikatave.

Kelemendi ka kritikuar qasjen e ministrit Hekuran Murati ndaj sindikatave, duke thënë se një qëndrim i tillë është i gabueshëm, provokativ dhe i vrazhdë.

Lexo Edhe:

Edhe barku më i madh ulet në 10 ditë!

“Barbarë firmato”, Rama: Ndërpret fjalimin për Kosovën, në sallë futen fëm…
Në letrën e tij të dërguar në email-in e “Gazetës Express”, Kelemendi ka pasur dhe porosi për kreun e Qeverisë, duke thënë se nga përvoja sindikale që ka e di që rruga për të ecur përpara nuk është egoja, arroganca, kushtëzimi, etiketimet e aq më pak kërcënimet mbi ndaljen e pagave.

Shaban Kelmendi ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti edhe “grevën e bardhë” si terminologji sindikale, duke thënë se s’do të dëshironte që një e tillë të përfshijë edhe sektorët e tjera e aq më pak arsimin.

Letra e plotë:

LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS Z.ALBIN KURTI

Shumë i respektuari Kryeministër Kurti , jam Shaban Kelmendi kryethemeluesi i qendrës së LVV-së në Fushë Kosovë në vitin 2010 dhe aktivistë i pa lodhëshëm deri në vitin 2016 , ku për shkak të vdekjes së djalit 42 vjeçar për shkaqe objektive më është dashur t’i kthehem obligimeve familjare, natyrisht duke mos e braktisur LVV-ën.

Motivi për t’ua shkruar këtë letër është situata me grevën dhe çasja ndaj saj e në veçanti takimi me strukturat e BSPK-së të datës 13.09.2022, ku nuk pati përafrim të qëndrimeve. Madje në konferencë për media pati tentim të shfajsimit të dikastereve qeveritare.

Me këtë rast ministri i financave Z.Hekuran Murati duke u kërcënuar me ndalim të pagave ndaj grevistëve, pavarësisht aftësive profesionale , dëshmoi se nuk ka sens e as kapacitet për tu ballafaquar me problematika të tilla.

Me gjasë Z.Murati nuk ka patur rast të degjoj thënjen popullore se :

“Zjarri me zjarr nuk shuhet” , andaj edhe vazhdon me këtë çasjen më të gabuar, më të vrazhdë dhe më provokuese ndaj sindikatave.

Guximi per t’i mbrojtur publikisht të drejtat e punëtorëve dhe atyre kombëtare në kohërat me të vështira të kohës së socializmit nga viti 1974-1988 ka bindur anëtarësinë sindikale të KEK-ut ,që unë të zgjidhem si kryetari i parë i Sindikatave te Pavarura te KEK-ut me 12.08.1990 dhe pas pak kohe edhe në pozicionin e nënkryetarit të dytë të BSPK-së deri në fund të vitit 1994.

Si ish nënkryetar i BSPK-së dhe tani anëtarë i LVV-së , Z.Kryeministër kam në konsideratë disa problematika të theksuara në vija të trasha siç janë :

1. Presioni i shtuar ndërkombëtarë për agjendën e ngjeshur në raport me dialogun Kosovë-Serbi, i cili padyshim kërkon shumë mund dhe sakrificë.

2.Pasojat e përgjithshme nga pandemia e Covid-19 e në veçanti pasojat në arsim ku më së shumti e kanë pësuar nxënësit.

3.Të gjitha pasojat e në veçanti ato ekonomike nga lufta në Ukrainë, të cilat edhe më shumë e kanë vështirësuar mbijetesën e shumë familjeve në Kosovë .

4.Në tërë botën demokratike ,por edhe më gjerë aty ku mbisundon arsyeja ,edukimi dhe arsimimi i brezave të rinjë është prioritet i parë i çdo shoqerie.

Andaj Z.Kryeministër nga përvoja sindikale që kam dhe dëshira për të dalur nga kjo situatë e pakëndëshme, merreni cilën të duani terminologji ,lutje,këshillë apo edhe sugjerim.Rruga për të dalur nga kjo situatë nuk është egoja,arroganca,kapricioziteti,kushtëzimi i përfaqësimit ,etiketimet e aq më pak kërcënimet mbi ndalesën e pagave.

Mençuria,durimi,sinqeriteti dhe mirëkuptimi i argumenteve të qëndrueshme të palëve në dialog janë e vetmja rrugë dalëse nga kjo situatë, që don të thotë forca e argumenteve e jo argumenti i forcës.

Në terminologjinë sindikale njifet termi “GREVA E BARDHË “.Këtë lloj greve në mënyrë perfide sot e kemi të pranishme në PROKURORI dhe GJYKATA të Kosovës ,kur për çdo vit parashkruhen qindra apo edhe mijëra lëndë. Nuk do e dëshiroja këtë lloj greve në sektoret tjera e aq më pak në arsim.

Në fjalorin shëndetësorë është një thënje : ” Më mirë është të parandalosh sesa të shërosh”.Raportet e tanishme me sindikatat janë pasojë e mos veprimeve parandaluese të ministrive përkatëse .

Z.Kryeministër , bazuar në këtë që u tha më lartë ,nuk mund të quhen shantazh e as pazarë veprimet nga ana e sindikatave, e aq më pak dobësi qeveritare që të kërkohet një rrugë e mesme për të dalur nga kjo situatë ,ku përfituesit më të mëdhenjë do të jenë nxënësit-fëmijet tanë për të cilët vlen sakrifica e egos ,qoftë e ndonjë ministri apo edhe e kryeministrit tonë.

Me shpresë në mirëkuptim përshendetje nga ish nënkryetari i BSPK-së Shaban Kelmendi.

Fushë Kosovë 15.09.2022.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë