Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Apeli i Speciales ua lejon Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit nga 7 mijë fjalë për ankesat ndaj aktgjykimit dënues

29/10/2026 - 11:45
në Lajme
A A
Apeli i Speciales ua lejon Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit nga 7 mijë fjalë për ankesat ndaj aktgjykimit dënues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhoma e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka miratuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për rritjen e kufirit të fjalëve në njoftimet e tyre të apelit kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Sipas vendimit të publikuar më 28 tetor, trupi gjykues ka autorizuar mbrojtjen që njoftimet e apelit të përmbajnë deri në 7 mijë fjalë, në vend të kufirit të zakonshëm prej 3 mijë fjalësh.

Mbrojtja kishte kërkuar që kufiri të rritej në 9 mijë fjalë, duke argumentuar se gjatësia dhe kompleksiteti i rastit kërkojnë hapësirë më të madhe për paraqitjen e bazave të ankesës.

Në arsyetimin e vendimit, trupi gjykues theksoi se aktgjykimi i shkallës së parë, i publikuar më 16 shtator 2026, përmban 2.089 faqe dhe është më i gjati i nxjerrë ndonjëherë nga Dhomat e Specializuara. Gjykata mori parasysh gjithashtu kompleksitetin e çështjes dhe nevojën që palët të mund t’i paraqesin në mënyrë kuptimplotë pretendimet e tyre në apel.

Megjithatë, gjyqtarët vlerësuan se kërkesa për 9 mijë fjalë ishte e tepruar. Sipas tyre, cilësia dhe efektiviteti i një ankese nuk varen nga gjatësia, por nga qartësia dhe argumentimi i pretendimeve.

Dhoma e Apelit theksoi se njoftimet e apelit duhet të identifikojnë gabimet e pretenduara në aktgjykim dhe zgjidhjen që kërkohet, ndërsa argumentet e hollësishme duhet të shtjellohen në parashtresat e apelit.

Afati për dorëzimin e njoftimeve të apelit është caktuar më 27 nëntor 2026.

JU REKOMANDOJMË

Vr’asja e Arlinda Zekajt, policet gra u vendosen djë nëpër hyrje të institucioneve për t’u përballur me protestën

Vr’asja e Arlinda Zekajt, policet gra u vendosen djë nëpër hyrje të institucioneve për t’u përballur me protestën
29/10/2026 - 11:42

Të mërkurën në Prishtinë është mbajtur një protestë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit nga sheshi “Zahir Pajaziti” fillimisht kishin shkuar në Ministrinë e Drejtësisë për...

Më shumëDetails

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me Inspektorat deputetët që tymosin në Kuvend

“Deri këtu po mbërrin era e duhanit”, Haxhiu kërcënon me Inspektorat deputetët që tymosin në Kuvend
29/10/2026 - 11:27

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve që ta respektojnë ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura, duke paralajmëruar...

Më shumëDetails

Deklaratat për Haradinajt, Tahiri – Kelmendit e Fejzës të VV: Po bëni dëm- A e dini çka shoh në media për juve bre?

Deklaratat për Haradinajt, Tahiri – Kelmendit e Fejzës të VV: Po bëni dëm- A e dini çka shoh në media për juve bre?
29/10/2026 - 11:20

Besnik Tahiri, deputet i Aleancës, ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes, Taulant Kelmendin dhe Arjeta Fejzën, pas deklaratave të këtyre të fundit ndaj Haradinajve, ku u ngri çështja fotografive...

Më shumëDetails

“Vjeshta në Pejë” – teksa kërkohet drejtësi për Arlindën e vrarë, kryetari Muhaxhiri publikon pamje të qytetit, pa treguar nëse ka marrë masa ndaj QPS-së

“Vjeshta në Pejë” – teksa kërkohet drejtësi për Arlindën e vrarë, kryetari Muhaxhiri publikon pamje të qytetit, pa treguar nëse ka marrë masa ndaj QPS-së
29/10/2026 - 11:05

Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka deklaruar se i është drejtuar me ankesë edhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, lidhur me veprimet e Qendrës për...

Më shumëDetails

Pas fitores së “Listës së Studentëve”, nis fshirja e parullave kundër Kosovës nëpër rrugët e Beogradit

Pas fitores së “Listës së Studentëve”, nis fshirja e parullave kundër Kosovës nëpër rrugët e Beogradit
29/10/2026 - 10:55

Aktivisti serb i organizatës “NIFA”, Mio Kapor, ka publikuar një video të fshirjes së një parulle kundër Kosovës në rrugën “Sremska” në Beograd. Bëhet fjalë për parullën “Kur...

Më shumëDetails

“Jemi lodh” – Ky është Faruk Muqolli, togeri nga Peja që neglizhoi kërkesat e Arlinda Zekajt

“Jemi lodh” – Ky është Faruk Muqolli, togeri nga Peja që neglizhoi kërkesat e Arlinda Zekajt
29/10/2026 - 10:46

Incizimet e publikuara së fundmi në media kanë zbuluar identitetin e një zyrtari policor nga Peja i cili kishte komunikim të drejtpërdrejtë me të ndjerën Arlinda Zekaj, disa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Procesohen pagesat për përfituesit e kësaj kategorie

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë