Aktivisti serb i organizatës “NIFA”, Mio Kapor, ka publikuar një video të fshirjes së një parulle kundër Kosovës në rrugën “Sremska” në Beograd. Bëhet fjalë për parullën “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Kapor ka thënë se tashmë pas fitores së “Listës së Studentëve”, kanë gjetur kurajon për të vazhduar aktivitetet.
Pas fshirjes së parullës, Kapor thotë se ajo pjesë e qytetit tashmë duket shumë më e civilizuar.













