Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Apeli vendosi për dëmshpërblim mbi 200 mijë euro ndaj viktimave, Pjetër Shala ankohet në Supreme

21/05/2026 - 16:43
në Lajme
A A
Apeli vendosi për dëmshpërblim mbi 200 mijë euro ndaj viktimave, Pjetër Shala ankohet në Supreme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pjetër Shala ka kërkuar nga Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë anulimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin u aprovua urdhri prej 208 mijë eurosh dëmshpërblim ndaj tetë viktimave.

Në kërkesën e parashtruar përmes mbrojtjes më 29 prill 2026 e cila u bë publike më 18 maj, Shala ka kërkuar që vendimi i Apelit të anulohet dhe të kthehet çështja para një paneli tjetër të gjyqtarëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Fillimisht, në kërkesën e vet, mbrojtja thotë se Apeli gjatë marrjes së vendimit e interpretoi gabimisht ligjin, me arsyetimin se ka zbatuar të njëjtin standard që ka pasur për shqyrtimin e apelimeve të dënimeve penale me atë për dëmshpërblim.

Sipas kërkesës, kjo ka cenuar të drejtën e Shalës për qasje efektive në gjykatë.

Veç kësaj, thuhet se paneli i gjyqtarëve kanë bërë shkelje të procedurës duke cenuar të drejtën e Shalës për gjykim të drejtë. Kjo është thënë, duke argumentuar se procedurat për dëmshpërblim janë zhvilluar përpara se vendimi me burgim ndaj tij të marrë formën e prerë në Apel.

Mbrojtja në kërkesë thotë se kjo gjë ka shkelur të drejtën e Shalës për t’u prezumuar i pafajshëm derisa të provohet fajësia e tij.

Po ashtu, thuhet se sipas mbrojtjes së Shalës, gjatë marrjes së vendimit është kryer shkelje substanciale e procedurës pasi që nuk janë kërkuar të dhëna mbi shpenzimet mjekësore që ka pasur një viktimë (viktima W04733) gjatë përcaktimit për dëmin material që kanë pësuar viktimat e tërthorta.

Pra, mbrojtja pretendon se Paneli Gjykues gjatë përcaktimit të dëmshpërblimit ndaj viktimave, është mbështetur kryesisht në deklarata të viktimave dhe familjarëve të tyre. Sipas saj, Gjykata thjesht “supozoi” ekzistencën e kostove mjekësore pa prova të mjaftueshme.

Po ashtu, mbrojtja argumenton se Gjykata nuk ka sqaruar cilat probleme shëndetësore të W04733 lidhen drejtpërdrejt me ngjarjet në Fabrikën e Metalit në Kukës dhe në çfarë mase ato ndikuan në gjendjen e tij shëndetësore apo aftësinë për të punuar.

Në përfundim, mbrojtja kërkon që Gjykata Supreme ta anulojë vendimin e Apelit për dëmshpërblimin dhe ta kthejë çështjen për rishqyrtim nga një panel tjetër, ose të marrë çdo masë tjetër që e konsideron të nevojshme për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe drejtësisë së procedurës.

Vendimi për dëmshpërblim ndaj Pjetër Shalës ishte marrë më 29 nëntor 2024 me ç’rast u urdhërua që të paguajë një shumë prej 208 mijë eurosh. Ky vendim ishte konfirmuar nga Apeli më 29 janar 2026.

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria në Prizren ngrin 18 prona me vlerë 1 milion euro- sekuestrohen para, telefona e dokumente, detaje

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
21/05/2026 - 16:40

rokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar për ngrirjen e përkohshme të 18 pronave të paluajtshmërive, dhe, është kërkuar paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare në...

Më shumëDetails

Hamilton: NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë, ne i dimë emrat

Hamilton: NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë, ne i dimë emrat
21/05/2026 - 16:07

Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadori Kevin Hamilton, ka mbajtur sot një takim me gazetarë në Prishtinë, ku ka diskutuar rreth situatës së sigurisë në...

Më shumëDetails

Kurti në Han të Elezit: Mos me t’u njoftë fitorja e mos me t’u pranu rezultati tregon që i kemi disa sfida si shoqëri

Kurti në Han të Elezit: Mos me t’u njoftë fitorja e mos me t’u pranu rezultati tregon që i kemi disa sfida si shoqëri
21/05/2026 - 16:02

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar familjen Dernjani në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit. Atje, Kurti ka thënë se, ‘’duhet me shku 60%’’, pasi që siç...

Më shumëDetails

​Gjarpri dy metra “alarmon” Kçiqin, e largojnë zjarrfikësit

​Gjarpri dy metra “alarmon” Kçiqin, e largojnë zjarrfikësit
21/05/2026 - 15:46

Një gjarpër rreth dy metra i gjatë sot ka alarmuar banorët e një zone në fshatin Kçiq të Mitrovicës duke detyruar intervenimin e Brigadës së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit,...

Më shumëDetails

Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri

Haxhiu përuroi strehimoren e parë institucionale në veri
21/05/2026 - 15:27

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përuruar sot strehimoren e parë institucionale në veri, të renovuar me një investim prej 634 mijë...

Më shumëDetails

Motoçikleta godet tre këmbësorë në Prishtinë, Policia: Të lënduarit morën trajtim mjekësor

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
21/05/2026 - 14:51

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë pak pas mesditës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana tha se në aksident u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Milaim Zeka dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe gjobë për shmangie tatimi, duhet t’ia kompensojë ATK-së 81 mijë euro

    Pasi u dënua nga gjykata reagon ashpër Milaim Zeka: Gjyqtarja Edita Çanta pa asnjë provë, pa asnjë argument dha një vendim kundër drejtësisë vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Tenderi 3 milionësh në Mitrovicë: Dyshime për konflikt interesi mes fituesit dhe anëtarit të OShP-së që vendosi për ankesën e mikut

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Hoxha: S’po je në gjendje me na i numëru tri projekte madhore – Me çfarë parametra je tu na e lypë votën?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Albert Shabani i kërkon falje publike Lirim Mehmetajt: “Më fal për të gjitha ofendimet”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Osmani ndan detaje: Serbia e ka pas një plan për sulm më të madh ndaj Kosovës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë