Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tenderi 3 milionësh në Mitrovicë: Dyshime për konflikt interesi mes fituesit dhe anëtarit të OShP-së që vendosi për ankesën e mikut

20/05/2026 - 16:45
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Tenderi 3 milionësh në Mitrovicë: Dyshime për konflikt interesi mes fituesit dhe anëtarit të OShP-së që vendosi për ankesën e mikut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I shpallur nga qeverisja komunale e Bedri Hamzës vetëm një javë para rundit të parë të zgjedhjeve lokale, tenderit prej rreth 3 milionë eurosh për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi, nuk i ka gjetur ‘behane’ as pushteti i ri i Faton Pecit, komuna e të cilit ka shpallur fituesin që po akuzohet se është i përfshirë në konflikt interesi në këtë proces prokurimi.

Fitues i këtij tenderi më datë 30 prill 2026 është shpallur oferta prej 3 milionë e 88 mijë eurosh e grupit të operatorëve ekonomikë Dio Bes Sh.P.K. & Eurokos Holding, ku prokurimi i Mitrovicës ka eliminuar me pretendimin se janë të papërgjegjshme dy grupe të operatorëve që kanë ofertuar më lirë.

Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

Veriu.info ka siguruar një shkresë të drejtuar kryetarit të Mitrovicës nga kompania ofertuese “Quality Asphalt” Sh.P.K. më datë 21 prill 2026, 9 ditë para shpalljes së fituesit, përmes të cilës thuhet se ekzistojnë dyshime të bazuara se ky proces i prokurimit ndodhet në konflikt të pastër interesi, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se grupi i operatorëve ekonomikë Dio Bes & Eurokos Holding kanë lidhje familjare të drejtpërdrejta me anëtarin e Panelit Shqyrtues në OShP, Vedat Poterqoi, sepse bashkëshortja e tij dyshohet se është në lidhje të afërt familjare me pronarin e kompanisë Eurokos Holding, Ylber Shamolli.

Tutje, “Quality Asphalt” Sh.P.K., në shkresën drejtuar kryetarit Faton Peci, thotë se ky tender i shpallur përmes një memorandumi bashkëpunimi mes Komunës së Mitrovicës, që udhëhiqej nga Bedri Hamza, dhe Ministrisë së Infrastrukturës, që udhëhiqej nga Hysen Durmishi, është kontaminuar edhe nga ndikimet politike që vijnë për shkak të lidhjeve të vjetra afariste dhe nepotike nga Dio Bes, pasi që pronari i saj, Xhelal Shabani, është vëllai i Bujar Shabanit të Bageri Company, te e cila kompani kishte punuar Hysen Durmishi.

Në përfundim të kësaj shkrese njoftuese, kryetarit Faton Peci i kërkohet të monitorojë Komisionin për Rivlerësim, ta trajtojë njoftimin mbi konfliktin e interesit përpara se ky proces të përfundojë dhe të kërkojë nga zyrtarët vartës të zbatojnë në plotëni parimin e efikasitetit.

Përkundër këtij njoftimi, nëntë (9) ditë më pas, Komuna e Mitrovicës, që udhëhiqet nga Faton Peci, përmes zyrtarit përgjegjës të prokurimit, Kushtrim Mehaj, ka shpallur fitues grupin e operatorëve Dio Bes Sh.P.K. & Eurokos Holding Sh.P.K.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga kryetari Faton Peci në lidhje me trajtimin eventual të kësaj shkrese që mban datë 21 prill 2026, por edhe pas shtatë (7) pritje nuk kemi marrë përgjigje në pyetjet e dërguara.

Roli i Vedat Poterqoit dhe lidhjet me Eurokos Holding

Pas sigurimit të shkresës së “Quality Asphalt” Sh.P.K. drejtuar kryetarit Faton Peci, Veriu.info ka hulumtuar rolin e anëtarit të Panelit Shqyrtues në OShP, Vedat Poterqoi, dhe lidhjet e tij eventuale me pronarin e kompanisë Eurokos Holding, Ylber Shamolli.

Veriu.info ka gjetur se Vedat Poterqoi ka marrë pjesë në Panelin Shqyrtues për vendosjen mbi ankesën e Dio Bes Sh.P.K., që në këtë procedurë është si grup i operatorëve ekonomikë me Eurokos Holding, me ç’rast ky panel ka nxjerrë vendim për aprovimin e ankesës, duke urdhëruar Komunën e Mitrovicës që ta anulojë njoftimin për anulim të këtij aktiviteti të prokurimit të shpallur në bazë të memorandumit për bashkëfinancim me Ministrinë e Infrastrukturës (DOKUMENT).

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se gruaja e Vedat Poterqoit – anëtarit të OShP-së që ka marrë pjesë në panel për nxjerrjen e vendimit – është vajza e axhës së Ylber Shamollit – pronarit të Eurokos Holding, të cilës lidhje, në ankesën e drejtuar kryetarit Faton Peci, “Quality Asphalt” Sh.P.K. i referohet si konflikt i pastër interesi.

Foto: Vedat Poterqoi me bashkëshorten – familjaren e Ylber Shamollit të Eurokos Holding

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga Vedat Poterqoi në lidhje me rolin e tij në këtë proces, se a e ka gruaja e tij djalë të axhës Ylber Shamollin e Eurokos Holding, a është ky një konflikt interesi dhe se a ka marrë pjesë në panele shqyrtuese të tjera ku janë trajtuar ankesat e Eurokos Holding, por që nuk kemi marrë përgjigje për asnjërën nga pyetjet e dërguara.

Në redaksinë e Veriu.info ka ardhur një përgjigje formale me terma të përgjithësuar nga OShP-ja, por asnjëra fjalë e përgjigjeve nuk përkonte me pyetjet e dërguara, me ç’rast i kemi ripërsëritur pyetjet në e-mailin e Vedat Poterqoit dhe OShP-së, por edhe pas një jave pritjeje nuk kemi marrë përgjigje.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Ylber Shamolli i Eurokos lidhur me lidhjet familjare të tij me Vedat Poterqoin e OShP-së, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Foto: Ylber Shamolli – pronar i Eurokos Holding

Kujtojmë se Veriu.info kishte raportuar se në raportin e vlerësimit të tenderit nga Komisioni Komunal evidentohen gjetjet e anëtarit të Komisionit, sipas të cilave ai ka thënë se Dio Bes & Eurokos Holding nuk mund të shpallet fitues, kjo mund të jetë arsyeja pse zyrtari përgjegjës i prokurimit nuk na ka dhënë qasje në të njëjtin, të cilin e gjeni të bashkëngjitur KËTU.

Tenderi për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi, që është fituar nga Dio Bes Sh.P.K. dhe Eurokos Holding Sh.P.K., është një projekt që bashkëfinancohet nga Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Infrastrukturës, në krye të së cilës në momentin e shpalljes ishte Hysen Durmishi, shoku dhe ish-punëtori i vëllait të fituesit të tenderit.

Zyrtari i Prokurimit bllokon qasjen në dokumentet që hedhin dritë mbi tenderin 3 milionësh, ku dyshohet se fituese u shpall kompania që nuk i plotësonte kriteret

Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

Tags: Vedat PoterqoiYlber Shamolli

JU REKOMANDOJMË

Dikur bashkëpunëtore e ngushtë me Kurtin, por sot Osmani “shpërthen” në Kuvend: A ka më marre se…

Dikur bashkëpunëtore e ngushtë me Kurtin, por sot Osmani “shpërthen” në Kuvend: A ka më marre se…
11/11/2026 - 16:15

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, e cila ka pasur raporte të ngushta me kryeministrin Kurti derisa ishte presidente sot ka “shpërthyer” me kritika drejtuar Qeverisë Kurti, për të...

Më shumëDetails

I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta

I njëjti shef i prokurimit lidh dy kontrata me të njëjtën kompani në Mitrovicë brenda dy vitesh, por çmimet për të njëjtat shërbime janë deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta
11/11/2026 - 16:15

I njëjti operator ekonomik, i njëjti shërbim, por çmime deri në 132 mijë e 650 për qind më të larta në Komunën e Mitrovicës. Krahasimi i dy kontratave...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami e bën “hor” Vigan Qorollin: “…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi”

Hykmete Bajrami e bën “hor” Vigan Qorollin: “…je zënë në flagrancë me njëfarë provimi”
11/11/2026 - 15:59

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është përplasur në Kuvend me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli. Gjatë debatit, Bajrami i kërkoi Qorrollit që të mos...

Më shumëDetails

Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’

Lushaku i reagon Konjufcës, ia përmend ‘blerjen e votave në kohë zgjedhjesh’
11/11/2026 - 15:55

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Glauk Konjufca gjatë debatit në Kuvend për Raportin e Progresit. Pasi Konjufca i arsyetoi ngecjet në...

Më shumëDetails

Arrestimet në Serbi pas humbjes së Vuçiqit, raportohet se Zvonko Veselinoviq është larguar në Turqi

Arrestimet në Serbi pas humbjes së Vuçiqit, raportohet se Zvonko Veselinoviq është larguar në Turqi
11/11/2026 - 15:44

Në kohën kur po zhvillohen arrestime të shumta të personave të ndryshëm në Serbi, të lidhur me ish-pushtetin e Aleksandar Vuçiqit, krimineli i njohur, Zvonko Veselinoviq, raportohet se...

Më shumëDetails

Haxhiu i “hakmerret” Konjufcës: Kur ishe kryetar i Kuvendit, nuk më lejoje të flisja si ministre

Haxhiu i “hakmerret” Konjufcës: Kur ishe kryetar i Kuvendit, nuk më lejoje të flisja si ministre
11/11/2026 - 15:37

Kryetari e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ia ka rikujtuar zëvendkrueministri Glauk Konjufca, kohen kur si kryeparlamentar ia ksihet ndalur fjalën. Ajo sot i është “hakmarrë” Konjufcës, duke...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ismaj Fejzullahu largohet nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dikur pjesë e AAK-së, por sot si deputete e VV-së i kthehet ashpër Daut Haradinajt vetëm pse ky kritikoi institucionet e Kosovës për Listën Studentore Serbe

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • EKSKLUZIVE: PDK injoron plotësisht kërkesën e OVL UÇK-së për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend, Veriu.info siguron letrën e plotë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë