Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Apeli vërteton dënimin: Naim Murseli e Granit Plava përjetë në burg, Kushtrim Kokalla 30 vjet

23/11/2026 - 15:57
në Kryesore, Lajme
A A
Apeli vërteton dënimin: Naim Murseli e Granit Plava përjetë në burg, Kushtrim Kokalla 30 vjet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan me burgim të përjetshëm Naim Murseli dhe Granit Plava, kurse me 30 vjet burgim Kushtrim Kokalla, për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Me aktgjykimin e 21 prillit 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kolegji i Apelit në këtë rast përbëhet nga Mentor Hajra- kryetar, Xhevdet Abazi- gjyqtar referues dhe Arben Hoti- anëtar.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i akuzuari Naim Murseli, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, si dhe për shkak të mllefit e dëshirës për hakmarrje, kishte bërë plan ta largonte Liridonën nga jeta e tij. Sipas aktgjykimit, pas datës 25 qershor 2022, kur ishte paguar polisa e sigurimit jetësor në emër të Liridona Ademajt, në shumën prej 3,000,000 krona suedeze, ai kishte synuar që, përveç vrasjes, të përfitonte edhe dobi financiare.

Ndryshe, raporti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka konstatuar se Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, nuk ka pasur çrregullime apo sëmundje mendore në kohën e kryerjes së veprës penale. Edhe në seancën e 22 shtatorit 2025, ekspertët Shpend Haxhibeqiri dhe Bujar Obërtinca, konstatuan se të akuzuarit Murseli dhe Plava nuk kanë çrregullime mendore.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua nga Themelorja me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Por, Gjykata e Apelit me vendimin e 10 dhjetorit 2025, ndryshoi vendimin e Themelores, duke e dënuar Dodajn me 3 vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë për shitjen e armës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro. I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

JU REKOMANDOJMË

Osmani: Kuvendi të mos shndërrohet në gjykatore, procesi për Ligjin për Specialen mund t’i bëjë dëm Apelit

Osmani: Kuvendi të mos shndërrohet në gjykatore, procesi për Ligjin për Specialen mund t’i bëjë dëm Apelit
23/11/2026 - 15:25

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar në Kuvend çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se kjo mund t’i shkaktojë...

Më shumëDetails

Zëvendësohet Martin Berishaj: Qeveria propozon mbështetësen e VV-së, Hasnija Ilazi, për ambasadore në Zagreb

Zëvendësohet Martin Berishaj: Qeveria propozon mbështetësen e VV-së, Hasnija Ilazi, për ambasadore në Zagreb
23/11/2026 - 15:07

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është përfolur për shumë afera korruptive, nuk do të jetë në këtë pozitë edhe për një mandat. Kjo pasi...

Më shumëDetails

Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve

Babai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi të mashtruar, u kërkojë falje gjithë shqiptarëve
23/11/2026 - 14:37

Xhemajl Azemi, babai i Endrit Azemit i arrestuar se mblodhi 189 mijë e 206 euro e 80 centë duke mashtruar se është i sëmurë, ka thënë se familja...

Më shumëDetails

Tre persona përfundojnë në aktakuzë për kultivim të bimëve narkotike në një shtëpi me qira në Prizren

Vrasja e imamit në Dragash, Prokuroria e Prizrenit jep detaje: Janë arrestuar i dyshuari dhe babi i tij
23/11/2026 - 14:11

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për tri vepra penale. Sipas organit të akuzës, për I.M. dhe M.M. ekziston dyshimi i bazuar...

Më shumëDetails

Akuzohet se mashtroi qytetarët me historinë e leukemisë, Gjykata merr vendim për Endrit Azemin

Akuzohet se mashtroi qytetarët me historinë e leukemisë, Gjykata merr vendim për Endrit Azemin
23/11/2026 - 13:30

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Endrit Azemit, i cili dyshohet se ka mashtruar qytetarët e Kosovës dhe diasporës, duke pretenduar...

Më shumëDetails

Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave

Haxhiu u bën thirrje protestuesve për qetësi: UÇK-në dhe as çlirimtarët nuk i mbrojmë me dhunë
23/11/2026 - 13:26

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se nisma e re lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara do të procedohet brenda kësaj jave....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Dy burra rrahen në mes të ditës në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Vëllai i Endrit Azemit: Edhe ne jemi mashtruar, jam kthyer nga Kroacia sepse kam menduar se është i sëmurë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij prekës!

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë