Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arben Mustafa shpjegon nismën e PDK-së për Specialen: Shkalla e tretë e gjykimit të kalojë në Kosovë

28/09/2026 - 09:11
në Lajme
A A
Arben Mustafa shpjegon nismën e PDK-së për Specialen: Shkalla e tretë e gjykimit të kalojë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka shpjeguar ndryshimet që partia e tij kërkon të bëjë në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sipas tij, nisma synon kufizimin e mandatit të kësaj gjykate dhe kalimin e shkallës së tretë të gjykimit në kuadër të institucioneve të Kosovës.

Mustafa tha se projektligji i dorëzuar nga PDK-ja në Kuvend nuk kërkon mbylljen e Dhomave të Specializuara dhe as ndërprerjen e rasteve që po trajtohen prej tyre.

“Ne nuk kërkojmë mbyllje të asnjë rasti, të asnjë hetimi”, deklaroi ai.

Sipas Mustafës, PDK-ja kërkon që mandati i Dhomave të Specializuara të kufizohet te çështjet që lidhen me të gjeturat e raportit të Dick Martyt. Për pretendimet e tjera për krime gjatë luftës, ai tha se përgjegjësia për trajtimin e tyre duhet t’u takojë institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Një tjetër ndryshim që Mustafa ia atribuoi nismës së PDK-së ka të bëjë me fazat e gjykimit.

Ai tha se, sipas propozimit, apeli do të vazhdonte në Hagë, ndërsa shkalla e tretë do të kalonte në kuadër të institucioneve të Kosovës.

Deputeti i PDK-së përmendi edhe kërkesën për më shumë transparencë në proceset gjyqësore. Sipas tij, nisma synon të krijojë mundësi më të gjera monitorimi nga institucione, universitete dhe organizata ndërkombëtare.

Mustafa kërkoi që Kuvendi ta shqyrtojë projektligjin me procedurë të përshpejtuar. Ai e paraqiti nismën si përparësi të PDK-së dhe tha se përmbajtja e saj duhet të diskutohet mbi bazën e ndryshimeve konkrete që propozon.

Projektligji është dorëzuar për shqyrtim në Kuvend e Qeveri, ndërsa sot do të ketë një seancë të re të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite të seancës është miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Sa më shpejt duhet ta zgjedhim presidentin, dikë që ka guxim

Në zgjedhjet e fundit mbështeti PDK-në, në këto zgjedhje Nasim Haradinaj del hapur në mbështetje të AAK-së
28/09/2026 - 09:03

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë dhe të mos vonohen...

Më shumëDetails

Veterani Gashi: Specialja u themelua ekstra për UÇK-në, secili mund të jemi target i saj

Specialja thotë se Trëndafilova i ishte përgjigjur letrës së Kurtit: Vendimet merren nga gjyqtarët dhe jo nga kryetarja
28/09/2026 - 08:39

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Gashi, ka kritikuar ashpër Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se kjo gjykatë, sipas tij, është krijuar posaçërisht...

Më shumëDetails

Ora dimërore, ja kur do t’i kthejmë akrepat një orë prapa këtë vit

Ora dimërore, ja kur do t’i kthejmë akrepat një orë prapa këtë vit
28/09/2026 - 08:30

Këtë vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet natën midis të shtunës, 24 tetor, dhe të dielës, 25 tetor 2026. Akrepat e orës do...

Më shumëDetails

Trump tregon kur do të ulet çmimi i naftës

Trump: Nuk do të garoj për një mandat të tretë
28/09/2026 - 08:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se beson se SHBA-ja do ta fitojë shumë shpejt luftën në Iran. “Besoj se do ta fitojmë luftën në Iran...

Më shumëDetails

Agon Maliqi: Verdikti i Hagës ka prekur trashëgiminë e luftës së UÇK-së

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
28/09/2026 - 08:03

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve në Kosovë, Agon Maliqi, ka thënë se reagimet e qytetarëve pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së lidhen me perceptimin se...

Më shumëDetails

“Të errëta”- Takimet mes Kurtit, Abdixhikut e Hamzës, Daut Haradinaj e çon një “selam” nga protesta për ish-krerët e UÇK

“Të errëta”- Takimet mes Kurtit, Abdixhikut e Hamzës, Daut Haradinaj e çon një “selam” nga protesta për ish-krerët e UÇK
28/09/2026 - 00:02

Daut Haradinaj i Aleancës, ka dërguar një mesazh nga nata e 12-të e protestës në sheshin e Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Haradinaj ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    Këta janë 9 të arrestuarit në Zubin Potok në operacionin që ndërlidhet me rastin “Grupi i Intelektualëve” (Emrat)

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestimet në veri për krime lufte – reagojnë në Beograd

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë