Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arbërie Nagavci merr vendim të ri për doracakët e shumëpërfolur për “Edukimin se*ksual”

15/11/2024 - 14:07
në Kryesore, Lajme
A A
“Nuk ka nevojë, as kohë dhe as arsye për grevë”: Ministrja Nagavci i përgjigjet paralajmërimit për grevë nga Rrahman Jasharaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka nxjerrë vendim për rishikimin e doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”.

Për procesin e rishikimit Ministria do të formojë një Komision me ekspertët më të kualifikuar në vend.

“Të ftuar do të jenë të gjitha palët relevante, përfshirë Këshillin e Prindërve të Kosovës. Ky proces do të kryhet në mënyrë profesionale, etike e transparente, dhe me tërë përkushtimin që kërkon ligji dhe detyra.
Duke marrë parasysh shqetësimet e prindërve në adresë të Ministrisë, sqarojmë edhe një herë që nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual e as tekste shkollore ku fëmijët mësojnë për edukimin seksual. Edukimi seksual synon të pajisë fëmijët dhe të rinjtë me njohuri të bazuara në fakte shkencore rreth shëndetit seksual dhe riprodhues, dhe i ndihmon të kuptojnë ndryshimet trupore që ndodhin gjatë zhvilimit.
Lidhur me doracakët për mësimdhënës, prej vitit 2019 janë trajnuar më shumë se 2500 mësimdhënës. Deri tani nuk ka pasur asnjë shqetësim nga asnjë palë, përfshirë ekspertët shëndetësorë, psikologët, mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, Drejtoritë Komunale apo palë të tjera në lidhje me përmbajtjen e doracakëve. Pra, nga asnjë mësimdhënës nuk është ngritur kurrë më parë kjo temë.
Ministria e Arsimit kujdeset me të gjitha resurset njerëzore për mirëqenien e fëmijëve në vendin tonë. Ndaj këtë proces të rishikimit do ta kryejmë me përgjegjësinë më të lartë etike dhe profesionale. Ndërkohë, Ministria e Arsimit kërkon nga të gjithë të përmbahen prej gjuhës tejet të papërshtatshme që po përdoret ditët e fundit.
Po ashtu, njoftojmë mësimdhënësit dhe prindërit se doracakët do të largohen nga përdorimi dhe nga faqja zyrtare e MAShTI-t deri në përfundim të rishikimit nga Komisioni me ekspertët më të mirë në vend dhe të gjitha palët kompetente që i japin siguri e qartësi këtij procesi. MAShTI është institucioni i vetëm kompetent me autoritetin ligjor për këtë çështje. Në këtë linjë, çdo vendim jokompetent nga institucionet komunale nuk prodhon asnjë efekt juridik.
Së bashku do të bëjmë më të mirën për fëmijët tanë” thuhet në njoftimin e MASHT.

JU REKOMANDOJMË

Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF
03/08/2026 - 22:53

Është mësuar identiteti i dy infermierëve të arrestuar në aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, të cilët dyshohen se kanë përvetësuar paratë e arkëtuara...

Më shumëDetails

Kujdes nesër, temperaturat mund të arrijnë deri në 37 gradë

Sot temperaturat deri në 40 gradë Celsius
03/08/2026 - 22:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të jenë...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident

E dhimbshme: Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident
03/08/2026 - 21:59

Një aksident i rëndë në komunikacion i ka marrë jetën të riut nga fshati Gelancë, Fatijon Gurit. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të...

Më shumëDetails

65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku

65 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesi humb ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e një mjeku
03/08/2026 - 21:29

Ditën e sotme përpara Kryeministrisë po mbahet protesta e 65-të, teksa një protestues dyshohet se ka humbur ndjenjat. Më pas aktivistët dhe tubuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e një...

Më shumëDetails

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)
03/08/2026 - 20:54

Një shtëpi në Zveçan, të cilën familja Berisha po e rinovonte me qëllim të rikthimit në pronën e tyre, është sulmuar gjatë natës dhe një pjesë e saj...

Më shumëDetails

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)
03/08/2026 - 20:39

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë