Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri ka takuar në Tetovë liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, me të cilin tha se biseduan për aktualitetin politik, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Në Tetovë pata kënaqësinë të takoj z. Ali Ahmeti, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, lider dhe personalitet që me veprën e tij ka lënë gjurmë të thella në rrugëtimin tonë kombëtar”, ka shkruar Tahiri.
Njoftimi i plotë:
Në Tetovë pata kënaqësinë të takoj z. Ali Ahmeti, një prej figurave më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, lider dhe personalitet që me veprën e tij ka lënë gjurmë të thella në rrugëtimin tonë kombëtar.
Biseduam për aktualitetin politik, për të kaluarën që na mëson dhe për të ardhmen që kërkon unitet, përgjegjësi dhe vizion.
E kaluara na mëson. E tashmja na obligon. E ardhmja na bashkon.
Sot, si komb, presim me besim edhe një ditë të madhe: kthimin e çlirimtarëve në Kosovë, me drejtësinë dhe dinjitetin që u takojnë.
Disa momente i shkruajnë njerëzit.
Disa momente i pret një komb i tërë.












