Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se opozita nuk është dorëzuar përballë kryeministrit Kurti.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, ka pasë mos-unifikim për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Opozita nuk është që është dorëzuar, por mendoj se më shumë ka pasë një mos-unifikim rreth kohës dhe mënyrës se kur të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Arifi.
Arifi paralajmëron se nuk do të ketë zgjedhje gjatë muajve në vazhdim, por sipas tij, mund të ketë kampanjë të fuqishme të opozitës për të dëshmuar paaftësinë e Qeverisë Kurti.
“Nuk pres që të ketë zgjedhje të shpejta, por në muajt në vazhdim pres që opozita të vjen me një kampanjë të fuqishme për ta dëshmuar mos-aftësinë e Qeverisë për sektorë të ndryshëm”, tha Arifi.











