Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arlinda Kastrati e Kreshnik Smajli, zyrtarët e Komunës së Përparim Ramës që tentuan përmes mashtrimit fshehjen e dokumenteve publike për tenderin që dyshohet se u kurdis

24/03/2025 - 14:40
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Arlinda Kastrati e Kreshnik Smajli, zyrtarët e Komunës së Përparim Ramës që tentuan përmes mashtrimit fshehjen e dokumenteve publike për tenderin që dyshohet se u kurdis
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në muajin dhjetor Komuna e Prishtinës ishte detyruar të  pezulloj LOT 1 të tenderit “Dekorimet verore, dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi – Ritender”, pasi që një operator ekonomik kishte bërë ankesë për eliminim të padrejt.

Pezullohet tenderi që dyshohet se u kurdis për dekorimin e Prishtinës (Dokument)

Veriu.info kishte raportuar në dhjetor për dyshimin e kurdisjes së tenderit për dekorimin e kryeqytetit, pasi që kompania fituese “Te Fatosi” dekoret kryesore i kishte të ekspozuara një vit më heret.

Dyshime se u kurdis tenderi për dekorimin e kryeqytetit, kompania fituese “Te Fatosi” dekoret kryesore i kishte të ekspozuara qysh vjet

Pas këtyre raportimeve, Veriu.info më 26 dhjetor kishte kërkuar qasje në të gjitha shkresat e lëndëve të tenderit me titull: “Dekorimet verore, dimërore dhe shënim i dative me rëndësi” dhe shkresat e lëndës, përfshirë kontratën e nënshkruar me “Te Fatosi” për këtë tender.

Edhe pse Komuna e Prishtinës sipas ligjit ishte e obliguar t’i ofroj portalit Veriu.info qasje në këto dokumente brenda 7 ditësh, kjo gjë nuk kishte ndodhur.

Për më tepër, Zyrtarja e Komunës së Prishtinës, Arlinda Kastrati mundohet të manipuloj kërkesën e tonë, duke kthyer disa rreshta përgjigje me shkrim për kërkesën tonë, ani pse ajo ishte e obliguar të ofronte dokumente, sepse ato i kishim kërkuar.

Pra, nëse një medium dërgon pyetje në zyren për infomim, institucioni/zyrja obligohet të kthej përgjigje më shkrim për pyetjet e bëra. Por në rast se një qytetar apo medium bën kërkesë për qasje ne dokumente publike, atëherë institucioni është i obliguar që brenda një jave t’ia ofroj dokumentet e kërkuara.

Duke u përballur me fshehjen e dokumenteve publike nga komuna e Prishtinës, Veriu.info më 20 janar kishte bërë ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi ndaj Komunës së Prishtinës.

Më 12.03.2025 Agjencia për Informim dhe Privatësi nxjerr vendim me të cilin e detyron Komunën e Prishtinës për të na ofruar qasje në dokumentet e tenderit “Dekorimet verore, dimërore dhe shënimi i datave me rëndësi – Ritender”.

Mashtrimi i radhës nga Arlinda Kastrati që udhëheq procedin e kërkesave për qasje në dokumente publike në komunën e udhëhequr nga Përparim Rama, bëhet me datë 14 mars përmes një e-maili ku i drejtohet Agjencisë për Informim dhe Privatësi: Pas adresimit të vendimit nga AIP, ju përcjellim më poshtë përgjigjen nga Zyra e Prokurimit. Për shkak të volumit të materialeve, ata e kanë të pamundur t’i dërgojnë dokumentet online dhe ftojnë z. Morina në takim për t’i ofruar qasje sipas kërkesës.

Në shikim të parë gjithçka është në rregull. Më datë 17.03.2025 gazetari i Veriu.info shkon në Zyren e Prokurimit të Komunës së Prishtinës ku takohet me zyrtarin Kreshnik Smajli për t’i mundësuar qasje në dokumente publike, por që asnjë dokument nuk ishte i gatshëm për dorëzim. Me arsyetimin se kanë probleme teknike, gazetarit i kërkohet që të pret edhe disa ditë për të marrë qasjen në dokumente publike. E gjithë kjo zvarritje e burokraci nga Komuna e Prishtinës bëhet për demoralizimin e stafit të portalit Veriu.info, me shpresë se ne do të heqim dorë nga hulumtimi ynë.

Se Arlinda Kastrati në koordinim me zyren e prokurimit kanë mashtruar më 14 mars, kur thotë se për shkak të volumit të materialit është e pamundur t’i dërgojnë dokumentet online (me e-mail), por ftohet gazetari në zyren e komunës, e dëshmon e-maili i pranuar nga Veriu.info më datë 19 mars nga zyrtarja e Komunës së Prishtinës, Arlinda Kastrati, e cila dërgon materialet e kërkuara.

Pra, përderisa më 14 mars thoshte se Zyra e Prokurimit nuk ka mundësi t’i dërgoj dokumentet online, të njëjta përmes formës online i ka dërguar më 19 mars.

Pas analizimit të materialit të pranuar, Veriu.info ka parë se mungon edhe një dokument shumë me rëndësi që i jep kuptim gjithë hulumtimit, e për të cilin kemi bërë kërkesës sot për qasje ne dokumente publike.

Qendroni me Veriu.info në orët dhe ditët në vazhdim, për të kuptuar se si Komuna e Prishtinës ka favorizuar një kompani për dhënien e një tenderi, përderisa për 3 muaj ka tentuar t’i fsheh dokumentet e këtij manipulimi të dyshuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

Zjarri në objektin e IPKO’s, Policia: Shmangni lëvizjet përreth zonës
Lajme

Zjarri në objektin e IPKO’s, Policia: Shmangni lëvizjet përreth zonës

03/07/2025 - 23:50
Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë
Kryesore

Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë

03/07/2025 - 22:43
Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat
Lajme

Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat

03/07/2025 - 22:08
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Lajme

PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan

03/07/2025 - 22:05
Shala: Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik
Lajme

Shala: Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik

03/07/2025 - 22:04
Për çka shërbejnë urat në Mitrovicë dhe kush po i ndërton ato? Arian Tahiri i PDK-së jep detaje: Do përfundojnë para zgjedhjeve lokale
Lajme

Për çka shërbejnë urat në Mitrovicë dhe kush po i ndërton ato? Arian Tahiri i PDK-së jep detaje: Do përfundojnë para zgjedhjeve lokale

03/07/2025 - 21:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë