Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestimi i dy spiunëve kosovarë/ Bajqinovci: Mund të ketë dhe të tjerë, të hetohen edhe zyrtarë tjerë të dyshuar

05/06/2024 - 20:38
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestimi i dy spiunëve kosovarë/ Bajqinovci: Mund të ketë dhe të tjerë, të hetohen edhe zyrtarë tjerë të dyshuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, janë arrestuar sot nga policia e Kosovës.Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ata janë arrestuar pas zhvillimit të hetimeve disamujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.Dogana e Kosovës ka sqaruar se njëri nga të arrestuarit, i identifikuar me inicialet B.Sh., kishte qenë i punësuar në këtë institucion por ishte pushuar nga puna 20 vjet më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004.
Lidhur me këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se është arrestimi i parë për spiunim, derisa thotë se mund të ketë dhe të tjerë, që ndoshta AKI i ka nën hetime.

“Unë me informacionet që i kam deri tash, besoj ky është arrestimi i parë për spiunim për çështjen e sigurisë dhe unë i siguroj institucionet e sigurisë, AKI-në dhe policinë e Kosovës, që kanë bërë një punë të madhe për këtë çështje. Unë po besoj që mund të ketë edhe tjerë që nuk i dimë dhe po shpresoj që AKI i ka nën hetime njerëzit që e rrezikojnë sigurinë kombëtare, në këtë rast janë bashkëpunëtorë apo punëtorë të UDB-ës apo sigurimit shtetëror serb, e të cilët e rrezikojnë sigurinë kombëtare përmes dërgimi të informacioneve apo dezinformatave duke lëshuar në publik për të humbur besueshmërinë e institucioneve të Kosovës, por edhe për çështje tjera, të cilat AKI i di”, vlerëson ai.

Bajqinovci thekson se në kohën e UNMIK-ut njerëzit janë punësuar pa u verifikuar e kaluara e tyre.Ai e sheh këtë shqetësuese për sigurinë kombëtare, teksa shton se institucionet e sigurisë duhet të hetojnë edhe zyrtarë të tjerë, që potencialisht mund të jenë spiunë.
“Mendoj që pas luftës UNMIK, në kohën e tij janë punësuar njerëz të cilët ndoshta edhe nuk kanë pasur verifikim të mjaftueshëm dhe ju e dini që edhe në institucione të sigurisë, në Polici dhe Doganë ka pasur njerëz që kanë punuar deri në vitin 99 dhe unë nuk e di që ka pasur ndonjë kontroll për verifikim e së kaluarës së tyre, po besoj se kjo është shqetësuese dhe po besoj që institucionet e sigurisë duhet të dalin, të hetohen apo edhe janë duke u hetuar edhe zyrtarë të tjerë të cilët potencialisht mund të jenë spiunë dhe mund ta rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës”, deklaron deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Qeveria i jep SHSKUK-së mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna

Zejnie Gashi ishte në automjet pranë shtëpisë së saj, u qëllua rastësisht në Prishtinë nga sherri mes dy grupeve
26/08/2026 - 23:01

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka miratuar në një mbledhje elektronike transferimin e 4,333,900 eurove për furnizimin me barna nga Lista e Barnave Esenciale në institucionet...

Më shumëDetails

“Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë
26/08/2026 - 22:54

OVL-UÇK nëpërmjet Ramadan Gashit i ka reaguar Nasim Haradinajt, i cili në “Frontal” të T7, tha se Hyseni Gucati “ka keqpërdorur fondet”. Në një adresim dërguar mediave, thuhet...

Më shumëDetails

“Ora e Pritjes” vendoset në Vushtrri, numërimi deri më 16 shtator

“Ora e Pritjes” vendoset në Vushtrri, numërimi deri më 16 shtator
26/08/2026 - 22:25

Platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në sheshin “Adem Jashari” të Vushtrrisë “Orën e Pritjes”, një ekran që shënon numërimin e ditëve deri më 16 shtator, datë kur...

Më shumëDetails

Kurti: Nuk besoj se po e shkelim Kushtetutën, kush ka dyshime le t’i drejtohet Kushtetueses

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
26/08/2026 - 22:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk beson se është shkelur Kushtetuta me moskonstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, apo...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra
26/08/2026 - 21:59

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje sipas një njoftimi për media janë marrë disa vendime. Vendimet e marra: – Miratuar...

Më shumëDetails

Akuzat e tmerrshme të Fatmir Shehollit kundër Thaçit, Albrightit dhe NATO-s – “Ata janë terr’oristë”

Akuzat e tmerrshme të Fatmir Shehollit kundër Thaçit, Albrightit dhe NATO-s – “Ata janë terr’oristë”
26/08/2026 - 21:46

Gazetari i luftës Paul Watson i Los Angeles Times më 17 maj të vitit 1999 kishte qëndruar për një reportazh në një fshat në veri të Kosovës. Atje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    342 Shpërndaje
    Shpërndaje 137 Tweet 86
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Ngriten dyshime për kurdisje”, Tenderi 200 mijë eurosh i KRU “Mitrovicës” për kamera dhe rrethoja përfundon në OSHP

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë