Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Merdar pas një konflikti verbal me zyrtarët policor.
Sipas të dhënave, personat e arrestuar janë shtetas të Kosovës, raporton Veriu.info
Me vendim të prokurorisë ata janë liruar me procedurë të rregullt hetimore.
Raporti i plotë:
KANOSJE
Pikëkalimi kufitar (PKK) Merdare, Podujevë 19.08.2023-14:45. Dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në polici, pasi që të njëjtit në pikën kufitare i kanë kanosur verbalishtë zyrtarët policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullte hetimore.












