Një grabitje nën kërcënimin e thikës ka ndodhur dje në rreth orës 03:10 të mëngjesit të në një pompë derivatesh të “Veda Petrol” në Stanovc të Vushtrrisë, raporton VeriuInfo.
“Dy ankuesit meshkuj kosovar, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës u kanë grabitur pazarin ditor dhe kuletën e me pas me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur“, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse të policisë.
“Gjatë zhvillimit te hetimeve intensive policore janë identifikuar dy prej të dyshuarve dhe automjeti me të cilin të dyshuarit kanë kryer veprën penale“, thonë nga policia.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar njëri i dyshuar mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.
“Ndërsa i dyshuari i dytë i identifikuar nuk është hasur në shtëpi dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore“, përfundon njoftimi i policisë./VeriuInfo












