
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që dyshohet se në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orën 19:40, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë me gas.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje, përdorim i armës.
Raporti i plotë policor:
ARMËMBAJTJE PA LEJE & Përdorim i armës
Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri, 24.08.2023-19:40. Pas disa të shtënave ma armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar në pistoletë me gas. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
(Foto ilustrim)












