Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Kamenicë nën dyshimin për mashtrim lidhur me një rast të raportuar në tetor të vitit 2023, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai dyshohet se në tetor të vitit 2023 kishte mashtruar tre persona duke ua marrë nga 1,200 euro kinse për t’ua siguruar vizat e punës për në Gjermani.
I dyshuari ishte në kërkim policor tash e një kohë dhe pas arrestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Kamenicë, tetor 2023. Më 11.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte qenë në kërkim policor për shkak të dyshimit se në tetor–2023 u kishte marrë tre viktimave meshkuj kosovarë nga 1200, € duke i mashtruar se do t’u siguronte termin për viza pune në Gjermani. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Veriu.info/














