Mikel Arteta është padyshim trajneri më i suksesshëm i Arsenalit pas epokës Wenger.
Sukseset e tij, përfshirë dhe fitimi i Premierligës pas 22 vitesh e vendos atë edhe si një nga më të mirët në botë.
Por spanjolli tregoi një detaj interesant nga emërimi i tij në vitin 2019, ku tha se e kishte shkatërruar zyren e tij në ditën e parë.
: “Në ditën time të parë si trajner i ri i Arsenalit, e kisha shembur zyrën”. “Thjesht e shkatërrova zyrën dhe i vura të gjitha në dysheme – kompjuterët, laptopët, kabllot. Pastaj i solla të gjithë brenda. Unë thashë: ‘Nëse do që unë të të ndihmoj të shijosh profesionin tënd, jetën tënde dhe pasionin që ndajmë të gjithë, ke dy minuta për ta rregulluar këtë dhe për të qenë gati të punojmë së bashku.’” “Kjo mund të kishte qenë karriera ime menaxheriale, sepse nëse do të kishte mbetur njësoj, nuk do të kisha më punë”, u shpreh Arteta.
Ai arriti të fitonte me Arsenalin tituj të rëndësishëm si “FA Cup”, Community Shield, Premier League si dhe dërgoi skuadrën e tij në finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.













