Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Asamblistja e Komunës së Prishtinës para Qeverisë: Kurti i ka bllokuar institucionet, faturën po e paguan populli

25/08/2026 - 09:04
në Lajme
A A
Asamblistja e Komunës së Prishtinës para Qeverisë: Kurti i ka bllokuar institucionet, faturën po e paguan populli
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Komuna e Prishtinës, kanë vazhduar edhe sot qëndrimin para Qeverisë së Kosovës, duke i bërë thirrje deputetit Albin Kurti që të heqë dorë nga uzurpimi i Qeverisë dhe t’i kthehet rendit kushtetues, duke i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit.

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fjolla Vukshinaj-Reçica, ka deklaruar sot para Qeverisë së Kosovës se mosfunksionimi i Kuvendit nuk është vetëm çështje e debatit politik, por një bllokadë që, sipas saj, po prek drejtpërdrejt qytetarët, komunat dhe projektet zhvillimore.

Vukshinaj-Reçica tha se si përfaqësuese lokale dhe qytetare është aty për të ngritur zërin për njerëzit që çdo ditë presin që institucionet, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror, të funksionojnë dhe t’u japin zgjidhje problemeve të tyre.

“Bllokimi i Kuvendit të Kosovës nuk është një debat abstrakt politik. Nuk është vetëm një derë e mbyllur në këtë ndërtesë. Pas çdo dite që Kuvendi mbahet i bllokuar, është një qytetar që pret, një familje që ka një hall, një komunë që ka një projekt dhe një nevojë që mbetet pa zë”, tha ajo.

Asamblistja e Prishtinës përmendi disa shembuj të qytetarëve nga komuna të ndryshme, nga ndërmarrësit dhe fermerët, deri te studentët, punëtorët, pensionistët dhe familjet që presin shërbime më të mira nga shteti.

Ajo tha se një ndërmarrës në Ferizaj pret kushte më të mira për biznes, një fermer në Rahovec mbështetje për prodhimin, një student në Gjilan mundësi për arsim dhe punësim, ndërsa pensionistët dhe familjet në gjithë vendin përballen çdo ditë me kostot e jetesës.

“Këto janë pasojat reale të institucioneve të bllokuara. Sepse një Kuvend që nuk funksionon nuk mund t’i trajtojë siç duhet nevojat e qytetarëve, nuk mund të zhvillojë debatin për politikat dhe buxhetet që u duhen komunave dhe nuk mund t’i mbajë institucionet përgjegjëse”, deklaroi Vukshinaj-Reçica.

Sipas saj, kur Kuvendi bllokohet, nuk bllokohen vetëm deputetët, por edhe zëri i qytetarëve që i kanë zgjedhur ata.

Ajo theksoi se komunat nuk mund t’i zgjidhin të gjitha problemet të vetme dhe se bashkëpunimi me institucionet qendrore është i domosdoshëm për realizimin e projekteve të mëdha.

“Prishtina pritet të mbetet e bllokuar pa Unazën e Jashtme, ndërsa edhe komunat e tjera rrezikojnë të mbesin pa projekte të rëndësishme. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Qytetarët nuk kanë kohë për të pritur kalkulimet politike të askujt”, tha ajo.

Vukshinaj-Reçica drejtoi kritika edhe ndaj Albin Kurtit, duke kërkuar zhbllokimin dhe konstituimin e Kuvendit.

“Albin Kurti nuk mundet, në njërën anë, t’i gëzojë privilegjet e Qeverisë, ndërsa në anën tjetër të mbahet i bllokuar konstituimi i Kuvendit. Institucionet nuk janë pronë e një individi dhe as e një partie. Ato janë të qytetarëve”, deklaroi ajo.

Në fund, asamblistja e Prishtinës i bëri thirrje Kurtit që t’i hapë rrugë funksionimit institucional.

“Z. Kurti, zhbllokojeni Kuvendin. Rikthejeni funksionimin e institucioneve. Kthejuani qytetarëve zërin që u takon. Kosova nuk mund të mbahet në pritje, ndërsa qytetarët vazhdojnë t’i paguajnë çdo ditë faturat e kësaj bllokade. Dhe për këtë, fajtor jeni vetëm ju!”, përfundoi Vukshinaj-Reçica.

Ndërkaq, deputetja Blerta Deliu-Kodra përsëriti dy thirrje për deputetin Kurti:

“Jemi përsëri këtu për t’ia kujtuar dy gjëra deputetit Kurti: E para, në këtë ndërtesë, ti dhe ministrat e tu jeni uzurpatorë. E dyta, kthejuni rendit kushtetues – ejani dhe konstituojeni Kuvendin. Ne nuk do të ndalemi. Këtu. Në Kuvend.Por për një gjë të jeni të sigurt: Kosova do të fitojë. Qytetarët do të fitojnë”, tha Deliu – Kodra.

JU REKOMANDOJMË

Ministria e Mbrojtjes hap konkursin për studime në Akademinë Ushtarake të SHBA-së

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
25/08/2026 - 08:39

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkursin për nominimin e kandidatëve nga Kosova që do të kenë mundësi të studiojnë në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës....

Më shumëDetails

PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Prishtinës bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Prishtinës bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë
25/08/2026 - 08:30

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) këtë të martë para hyrjes së Qeverisë i janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna...

Më shumëDetails

“Na keni lënë në rrugë”: Ali Ahmeti rrëfen telefonatën me Adem Jasharin dhe unifikimin e UÇK-së

Ali Ahmeti: Dëshmia e Rubin dhe tjerëve do ta nxjerrin të vërtetën e luftës së UÇK-së në shesh!
25/08/2026 - 08:12

Ali Ahmeti ka rrëfyer detaje nga organizimi i lëvizjes shqiptare dhe procesi që, sipas tij, çoi në unifikimin e njësive të rezistencës nën emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës....

Më shumëDetails

Vrasja e 25-vjeçares shtatzënë në Malishevë, krejt çka dihet deri më tani

E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë
25/08/2026 - 08:01

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën mbrëma fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pasi është plagosur me armë zjarri. Rasti ka...

Më shumëDetails

Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet

Lushtaku: Kurti s’duhet të ftohet në protestë, më me dëshirë e sheh Thaçin të dënohet
24/08/2026 - 22:39

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk do të duhej të ftohej në protestën e organizuar në mbështetje...

Më shumëDetails

Çitaku pas vrasjes së gruas shtatzënë: A ka ndonjë vend të sigurt për gratë?

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
24/08/2026 - 22:14

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje të re, e cila, sipas saj, u vra nga bashkëshorti i saj në shtëpinë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë