Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Asociacioni kusht për Këshillin e Evropës? Macroni e Scholzi në linjë të njëjtë në bisedat me Kurtin

30/04/2024 - 17:35
në Kryesore, Lajme
A A
Asociacioni kusht për Këshillin e Evropës? Macroni e Scholzi në linjë të njëjtë në bisedat me Kurtin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe – një thirrje e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën duket se po shndërrohet në një lloj kushti për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Pas marrjes së dritës së gjelbër në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, vendimin përfundimtar për Kosovën pritet ta marrë Komiteti i Ministrave i kësaj organizate, më 16 maj.

Javët e fundit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ishin ata që i kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, krijimin e Asociacionit dhe marrjen e hapave konkrete lidhur me këtë çështje.

I fundit ishte kancelari gjerman, i cili ka biseduar me Kurtin përmes telefonit, ku mes tjerash thuhet se është theksuar “mbështetja e qeverisë gjermane për integrimin evropian të Kosovës dhe rëndësia e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”.

Scholz ka nënvizuar rëndësinë e hapave që duhet të ndërmerren për themelimin e Asociacionit.

“Kancelari përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.”

Ndërsa presidenti Macron, i cili po ashtu ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti, të zhvilluar më 23 prill, ka thënë se Franca i kushton rëndësi përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të Kosovës drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në kontekst të rrugës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Themelimi i Asociacionit ka qenë vazhdimisht kërkesë edhe e vendeve të tjera të grupit QUINT, që, pos Francës e Gjermanisë, përfshijnë edhe SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë.

Kujtojmë se zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, më 17 prill ka deklaruar se themelimi i Asociacionit nuk është parakusht për pranimin e Kosovës në KiE, por shtoi se ai është pjesë e listës së zotimeve në kuadër të raportit të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës.

JU REKOMANDOJMË

Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve
31/08/2026 - 16:36

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës në Mitrovicë ka arrestuar katër persona për dallevere gjatë procesit të marrjes së patent shoferëve, raporton...

Më shumëDetails

Kuvendi voton kundër -Dështon pazari i tokave mes Agim Aliut dhe drejtuesit të Auto Sherretit

Kuvendi voton kundër -Dështon pazari i tokave mes Agim Aliut dhe drejtuesit të Auto Sherretit
31/08/2026 - 16:20

Propozimi i kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, për këmbimin e rreth gjashtë ari tokë komunale me një ari e gjysmë tokë të një sipërmarrësi privat nuk ka arritur...

Më shumëDetails

Haki Demolli: Bekës i uroj mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen president

Haki Demolli: Bekës i uroj mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen president
31/08/2026 - 16:10

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit, ka reaguar pasi u bë i ditur kandidati konsensual i Vetëvendosjes dhe LDK-së. Ai...

Më shumëDetails

Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

Beka përfshihet në debat: Njëmend hamë pleskavica, por pajdhaqe jo – bre Zoti ju marroftë
31/08/2026 - 16:08

“Duhet me qenë fort i poshtër pasi që janë pajtuar për të”, ka thënë Bekë Berisha, deputet i Aleancës, kur është pyetur se a do të përkrah Bekim...

Më shumëDetails

Ermal Sadiku voton “PO” për Bekim Sejdiun President

Ermal Sadiku: Vetëvendosje po synon bllokadë dhe zgjedhje të reja
31/08/2026 - 15:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se është “pro”, Bekim Sejdiut për President. Sadiku i ka thënë Nacionales, se “e përkrah marrëveshjen që ka...

Më shumëDetails

Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president
31/08/2026 - 15:17

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nk e përkrah Bekim Sejdiun për president të Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë