Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuvendi voton kundër -Dështon pazari i tokave mes Agim Aliut dhe drejtuesit të Auto Sherretit

31/08/2026 - 16:20
në Lajme
A A
Kuvendi voton kundër -Dështon pazari i tokave mes Agim Aliut dhe drejtuesit të Auto Sherretit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Propozimi i kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, për këmbimin e rreth gjashtë ari tokë komunale me një ari e gjysmë tokë të një sipërmarrësi privat nuk ka arritur të marrë mbështetjen e shumicës së nevojshme në Kuvendin Komunal.

As gjysma e kuvendarëve të koalicionit qeverisës PDK-Aleancë-Ne Mundemi nuk e kanë mbështetur kërkesën e Aliut për këmbimin e pronave me sipërmarrësin ferizajas, Bujar Avdiu.

Në votim, vetëm nëntë asamblistë të partive në pushtet, kryesisht të PDK-së, kanë votuar pro propozimit, ndërsa 24 të tjerë, shumica prej tyre nga opozita, kanë votuar kundër. Votimi është zhvilluar në seancën e Kuvendit Komunal të Ferizajt, i cili ka gjithsej 41 anëtarë.

Kundër propozimit, përveç disa asamblistëve të pushtetit, kanë votuar edhe dy asambliste të pavarura: Hatixhe Bungu-Qerimi, pjesë e AAK-së në listën zgjedhore të 12 tetorit 2026, dhe Flora Islami, e cila ishte pjesë e PDK-së para se të zgjidhej në zgjedhjet e fundit lokale.

Aliu kishte kërkuar që dy parcelat private të Bujar dhe Imrane Avdiut, të cilat ndodhen prapa ndërtesës së KEDS-it në qendër të qytetit, të këmbeheshin me rreth gjashtë ari tokë komunale.

Njëra nga parcelat private është 115 metra katrorë dhe është pjesë e “Sheshit të Fjalës së Lirë”, ndërsa tjetra është 35 metra katrorë dhe aktualisht është pjesë e trotuarit të rrugës qendrore të qytetit.

Në këmbim të këtyre dy parcelave, pronarët privatë do të merrnin rreth gjashtë ari, apo 577 metra katrorë, nga një ngastër komunale përgjatë rrugës “Brigada 161”.

Pikërisht në këtë zonë, viteve të fundit janë ndërtuar objekte afariste dhe të banimit kolektiv, me lartësi deri në 18 kate.

Votimit i ka paraprirë një debat i ashpër me akuza dhe kundërakuza ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Xhevat Sallahu, anëtar i Kuvendit Komunal nga LVV-ja, ka thënë se kjo pikë nuk është dashur fare t’i dorëzohej organit legjislativ lokal, pasi Komuna e Ferizajt ka shumë pak parcela komunale në zonën urbane.

“Në qoftë se është interesi i qytetarëve me i dhanë një ari për gjashtë ari atje, ku është ndërtim e sipër, që mund të na vynë për diçka publike, për një ambulancë, apo për diçka tjetër, kjo është shumë e habitshme”, ka thënë Sallahu.

Nga LVV-ja kanë kundërshtuar edhe Brahim Osmani dhe Amir Rexhepi.

Edhe LDK-ja ka qenë kundër këmbimit të pronave.

Sakip Haliti, në emër të grupit parlamentar opozitar të LDK-së, ka kërkuar që këmbimi i pronave komunale të ndalohet pa një studim dhe planifikim të mirëfilltë paraprak të interesit publik.

“Shumë më e udhës do të ishte që të ruhen këto prona dhe të vazhdohet me shpronësim”, ka thënë Haliti.

LDK-ja kishte paralajmëruar se, nëse vendimi do të kalonte, do ta dërgonte atë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Një masë të tillë drejtësie kishte paralajmëruar se do ta kërkonte edhe organizata joqeveritare Avonet.

Arian Imeri, në emër të grupit parlamentar të shumicës PDK-Aleancë-Ne Mundemi, u është përgjigjur akuzave të opozitës duke thënë se vlerësimi i pronave është bërë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, e udhëhequr nga ministri në detyrë, ferizajasi Hekuran Murati.

Departamenti ministror për Vlerësimin e Pronave e ka vlerësuar me 290 euro për metër katror ngastrën komunale në rrugën “Brigada 161”.

Ndërkaq, “ngastra trotuar” është vlerësuar me 1 mijë euro për metër katror, sipas “llojit të shfrytëzimit të pronës/klasës së kualitetit”, ku prona është deklaruar si “oborr”.

Ngastra prapa KEDS-it është vlerësuar me 1 mijë e 100 euro për metër katror dhe është deklaruar si “oborr/shtëpi”.

Departamenti ministror i Vlerësimit të Pronave e ka kategorizuar si “Kallamishte 1” parcelën komunale prej 5.7 arësh.

“Ne mund të jemi subjektiv, por me vlerësimin e tyre, merret vendim për shpronësimin e pronave në krejt Kosovën”, ka thënë Imeri.

Në krah të tij ka dalë edhe bashkëpartiaku i PDK-së, asambleisti Ejup Delolli.

Duke iu drejtuar Osmanit të LVV-së, Delolli ka thënë në foltore:

“M’u kanë e jemja Brahë, unë e nali edhe qarkullimin, edhe parkin e prishi se është e jemja”.

Kjo nuk është hera e parë që Kuvendi Komunal i Ferizajt shqyrton këmbimin e parcelave të familjes Avdiu.

Në seancën e shtatorit 2024, Kuvendi Komunal, me shumicën e të njëjtit koalicion, kishte marrë vendim për këmbimin e parcelave të familjes Avdiu.

Megjithatë, arsyetimet e asambleistëve të pushtetit nuk ia kanë mbushur mendjen kuvendares së pavarur, Hatixhe Bungu-Qerimit.

“E çka po bajmë na; krejt pronat po i këmbejmë për ndërtime. Krejt po e betonizojmë”, ka thënë ajo./Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Haki Demolli: Bekës i uroj mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen president

Haki Demolli: Bekës i uroj mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen president
31/08/2026 - 16:10

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit, ka reaguar pasi u bë i ditur kandidati konsensual i Vetëvendosjes dhe LDK-së. Ai...

Më shumëDetails

Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

Beka përfshihet në debat: Njëmend hamë pleskavica, por pajdhaqe jo – bre Zoti ju marroftë
31/08/2026 - 16:08

“Duhet me qenë fort i poshtër pasi që janë pajtuar për të”, ka thënë Bekë Berisha, deputet i Aleancës, kur është pyetur se a do të përkrah Bekim...

Më shumëDetails

Ermal Sadiku voton “PO” për Bekim Sejdiun President

Ermal Sadiku: Vetëvendosje po synon bllokadë dhe zgjedhje të reja
31/08/2026 - 15:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se është “pro”, Bekim Sejdiut për President. Sadiku i ka thënë Nacionales, se “e përkrah marrëveshjen që ka...

Më shumëDetails

Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president
31/08/2026 - 15:17

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nk e përkrah Bekim Sejdiun për president të Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional....

Më shumëDetails

Kusari-Lila mbështet Bekim Sejdiun për president: Zgjedhja duhet të jetë për Republikën

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
31/08/2026 - 15:07

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Kusari-Lila ka thënë se kandidatura e Sejdiut meriton mbështetje,...

Më shumëDetails

Avdullah Hoti deklaron votën e vet kundër Bekim Sejdiut, “Jo.”

LDK pajtohet me Kurtin që President konsensual të jetë njeriu që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit
31/08/2026 - 14:52

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i tha Gazetës Express ne nuk do ta votojë Bekim Sejdiun për President të vendit. I pyetur nëse do ta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Spitali i Mitrovicës ka një njoftim të rëndësishëm për pacientët me kancer

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë