Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor

29/04/2024 - 18:26
në Kryesore, Lajme
A A
AstraZeneca pranon për herë të parë se vaksinat e saj kanë shkaktuar efektin e rëndë anësor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Grupi britanik AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në gjykatë se disa nga vaksinat e saj kundër ‘Covid’ shkaktojnë mpiksjen fatale të gjakut në vena.

Rrjeti vendas Daily Mail, shkruan se efekti i rrallë anësor është në qendër të një padie shumë-milionëshe dëmshpërblimi nga qytetarë britanikë që janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit e tyre nga vaksinat ‘defektoze’ të gjigantit farmaceutik.

Kompania e bazuar në Kembrixh, AstraZeneca, e cila konteston pretendimet, ka pranuar në dokumentet e dorëzuara në shkurt në se raste të rralla shkakton mpiksje fatale të gjakut, e njohur në Britani si TTS (tromboz me simptoma trombo-citopenie).

Ky komplikacion i listuar si një efekt anësor i vaksinës, është etiketuar më parë si “trombo-citopeni e nxitur nga vaksina”. Pranimi i bërë nga AstraZeneca mund të çojë tashmë në dëmshpërblime individuale të çdo rasti, shkruan Daily Mail.

Zhvillimi vjen teksa kompania njoftoi fitime prej 10 miliardë paundë vetëm në 2024.

Një prej atyre që kërkojnë kompensim është babai dy fëmijëve, inxhineri IT, Jamie Scott, i cili ka mbetur ia paaftë për punë prej lëndimeve të përhershme në tru, pasi mori vaksinën në prill 2021.

Ai është një nga 51 rastet e padisë që llogaritet të arrijë në 100 milionë paundë.

Bashkëshortja e tij Kate Scott, tha: “Shpresoj që ky pranim të sjellë një zgjidhje tani edhe pse është vonë. Kërkojmë të na kërkojnë ndjesë, të japin kompansimin për ne dhe familje të tjera të prekura, ne nuk heqim dorë.”

Dokumente të reja tregonin një ndryshim të gjuhës së përdorur nga AstraZeneca në sesione të kaluara, kur kompania insistonte se efekti i rëndë anësor nuk mund të ishte shkaktuar nga vaksina e tyre “në nivel gjenerik”.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë identifikuar raste të efektit në gjak nga vaksina e AstraZeneca në Evropë prej marsit 2021, vetëm dy muaj pas lëshimit të vaksinës në treg.

Deri në prill provat u bënë të qarta dhe vaksina nisi të kufizohej, shkruan media.

Rreth 50 milionë doza AstraZeneca janë injektuar në total në Britani.

JU REKOMANDOJMË

Ministri i Jashtëm i Iranit: Netanyahu është gjarpri që manipuloi SHBA-në kundër nesh

Ministri i Jashtëm i Iranit: Netanyahu është gjarpri që manipuloi SHBA-në kundër nesh
31/08/2026 - 18:43

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka akuzuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se ka ndikuar mbi qeverinë amerikane për ta përfshirë atë në luftën kundër Iranit. Deklarata vjen...

Më shumëDetails

Veton Berisha bën thirrje që qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen Marshit për Liri më 12 shtator

Veton Berisha bën thirrje që qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen Marshit për Liri më 12 shtator
31/08/2026 - 18:41

Deputeti Veton Berisha, njëherit Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, ka dalë në përkrahje të Marshit për Liri. Berisha i ka ftuar të gjithë qytetarët, pa dallim, veçanërisht ata...

Më shumëDetails

Aleanca s’ka votë për Bekim Sejdiun, Arifi: Qëndrimi ynë është i njohur tash e tre muaj

Aleanca s’ka votë për Bekim Sejdiun, Arifi: Qëndrimi ynë është i njohur tash e tre muaj
31/08/2026 - 18:37

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka deklaruar se partia e tij nuk është pjesë e bisedimeve mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për çështjen e presidentit. I pyetur...

Më shumëDetails

Ende pa u votuar në Kuvend, Berisha e quan Bekim Sejdiun “President të Kosovës” – përgëzon Kurtin e Abdixhikun për marrëveshjen

Ende pa u votuar në Kuvend, Berisha e quan Bekim Sejdiun “President të Kosovës” – përgëzon Kurtin e Abdixhikun për marrëveshjen
31/08/2026 - 18:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

PDK mban mbledhje koordinuese për pjesëmarrjen në Marshin për Liri më 12 shtator

PDK mban mbledhje koordinuese për pjesëmarrjen në Marshin për Liri më 12 shtator
31/08/2026 - 18:00

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të përbashkët të Grupit Parlamentar, Kryesisë së Partisë dhe kryetarëve të degëve, me qëllim koordinimin dhe organizimin për pjesëmarrje...

Më shumëDetails

Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun: Deputetët ta mbështesin kandidaturën

Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun: Deputetët ta mbështesin kandidaturën
31/08/2026 - 17:29

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e ambasadorit dhe profesorit Bekim Sejdiu për President të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë