Interesim i madh i tifozëve shqiptarë është vërejtur pranë hyrjeve të Ernst Happel Stadion në Austri të Vjenës.
Gazeta Insajderi merr vesh se autoritetet austriake po kryejnë kontrolle të rrepta.
Brenda në stadium tifozëve “Dardanë” nuk iu janë lejuar flamujt kuq e zi dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndeshja do të fillojë nga ora 18:00, e cila do të zhvillohet në Vienë të Austrisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Edhe Kosova edhe Austria grumbulluan tri pikë në ndeshjen paraprake të Ligës së Kombeve.













