Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avdyli: Përgjimi nuk thotë asgjë, është bisedë normale e dy kolegëve

09/10/2024 - 19:01
në Kryesore, Lajme
A A
Avdyli: Sipas logjikës së opozitës për çdo vendim duhet të pyetet Gjykata Kushtetuese, ndërsa Parlamentit me ia vendos drynin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista GUXO, Haxhi Avdyli, ka folur mbi incizimet e publikuara sot nga “Paparaci” ku dëgjohen duke folur shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ish-deputeti Sllavko Simiq dhe krimineli Millan Radoiçiq.

Avdyli tha se “përgjimi nuk thotë asgjë, është një bisedë normale e dy kolegëve”, teksa shtoi se kryetarja e grupit parlamentar të VV-së e ka për detyrë që të ketë kontakte me grupet parlamentare në kuvend.

“Ndoshta ne nuk kemi kontakte me AAK-në, me PDK-në, por kryetarja e grupit parlamentar është e obliguar që për raste të veçanta të ketë kontakte edhe me akterët politikë të kuvendit. Kurrfarë koordinimi nuk ka ndodhur”.

“Kjo akuzë që vjen, vjen nga ata që kanë pasur koalicion me Listën Serbe. Vjen nga ata që e kanë pritur Radoiçiqin në Zyrën e Kryeministrit dhe kanë shkuar në të shtëpi të tij”, tha ai në “DPT te Fidani”, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Avdyli tha se për herë të parë prej pasluftës, Kosova ka një qeveri që nuk është e varur nga votat e Listës Serbe, e kjo sipas tij, është më kryesorja.

“Ndërsa, të gjitha qeveritë e tjera, unë jam deputet për herë të parë në vitin 2017, në atë kohë me LDK-në, koalicioni PAN, e ka pritur mbi 7 orë Listën Serbe derisa të vjen me direktivat e Vuciqit për ta votuar atë koalicion”.

“Dhe këta na flasin për disa përgjime të cilat edhe ashtu kanë qenë të manipuluara dhe koordinuara nga Sërpska, sepse ne jemi njerëz dhe kur të thirrë dikush duhet ta hapësh telefonin dhe të flasësh, por kjo ka qenë e planifikuar që të incizohet dhe të keqpërdoret në kësi raste. Këto nuk pinë ujë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim
11/05/2026 - 14:53

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet i brishtë për shkak të mungesës së mirëbesimit,...

Më shumëDetails

Bardhyl Hasanpapaj: Një zë i dijes dhe i unitetit për Kosovën

Bardhyl Hasanpapaj: Një zë i dijes dhe i unitetit për Kosovën
11/05/2026 - 14:36

Profesori dhe juristi i njohur Bardhyl Hasanpapaj hyn në garën zgjedhore të 7 qershorit krah ish-presidentes Vjosa Osmani, duke sjellë me vete një kombinim të rrallë të përgatitjes...

Më shumëDetails

Kurti: Gjermania avokuse e rrugës evropiane të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë

Kurti: Gjermania avokuse e rrugës evropiane të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë
11/05/2026 - 14:32

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti në konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026” që po mbahet në Këln ka folur për raportet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Ai...

Më shumëDetails

Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë

Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë
11/05/2026 - 14:19

Një banesë është djegur në rrugën “UÇK”, në Prishtinë. Lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa gazeta është në pritje të përgjigjes nga...

Më shumëDetails

Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat lart dhe simbolin e shqiponjës

Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat lart dhe simbolin e shqiponjës
11/05/2026 - 14:08

Ka nisur këtë të hënë seanca e dytë në themel për Ilir Metën, ku kamerat janë lejuar si herën e parë vetëm për 5 minuta. Sipas pamjeve të...

Më shumëDetails

Rrahmani: OJQ-të serbe përfituan qindra mijëra euro nga Qeveria, OVL UÇK zero!

Rrahmani i VV-së: Kurti dhe Rama, të dytë kanë bërë gabime
11/05/2026 - 13:54

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani ka deklaruar se disa organizata joqeveritare serbe kanë përfituar 619,690.98 euro nga Qeveria Kurti dhe institucionet tjera publike të Kosovës....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    Çudi kosovare: Qumështores Rugove i zbulohet djathë i kontaminuar me baktere, por i lejohet ta kthejë në gjizë dhe ta shesë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Arrestimet e fundit për dallaveret me prona, avokatja Keqekolla prej kohësh kishte ngritur publikisht dyshimet për skema të organizuara kriminale të manipulimeve në Veternik

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë