Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i Popullit, “i shqetësuar” me mos certifikimin e Listës Serbe

03/12/2025 - 18:19
në Kryesore, Lajme
A A
Avokati i Popullit, “i shqetësuar” me mos certifikimin e Listës Serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të martën refuzoi certifikimin e partisë së serbëve të Kosovës, Listës Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar nga BE-ja, ShBA-ja e përfaqësitë diplomatike perëndimore në Kosovë, duke e kundërshtuar si veprim.

Pos tyre, ka reaguar edhe Avokati i Popullit, i cili u shpreh i shqetësuar lidhur me vendimin e KQZ-së.

IAP thotë se ky vendim, i cili për herë të dytë refuzon kërkesën e këtij subjekti politik për certifikim, është marrë pa bazë të qëndrueshme juridike dhe në kundërshtim me procedurat e përcaktuara me ligj.

Avokati i Popullit rikujton se “përshtatshmëria politike vendoset nga qytetarët përmes votës së lirë dhe e jo përmes vendimeve administrative”.

IAP tha se shteti ka detyrimin pozitiv të sigurojë kushte të barabarta dhe procedura të drejta për të gjithë garuesit politikë, duke garantuar që çdo kufizim të jetë i domosdoshëm, proporcional dhe i mbështetur në ligj.

“Prandaj, çdo ndërhyrje e pajustifikuar që pengon pjesëmarrjen e një subjekti politik cenon këtë të drejtë dhe ndikon drejtpërdrejt në integritetin e procesit zgjedhor”, u tha në reagimin e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Ky institucion thotë se ishte detyrim i KQZ-së të konstatonte faktet dhe të certifikonte subjektet që i plotësojnë kërkesat ligjore, duke garantuar sigurinë juridike dhe respektimin e procedurave në përputhje me legjislacionin vendor dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Avokati i Popullit rikujtoi se, “sipas praktikave ndërkombëtare, masat që prekin ekzistencën ose pjesëmarrjen e një partie politike, përfshirë moscertifikimin, duhet të bazohen në një ligj të qartë, të qasshëm dhe të parashikueshëm, si dhe të respektojnë plotësisht procedurat e parashikuara me ligj”.

“Ndërhyrjet parandaluese janë të lejueshme vetëm kur bazohen në veprime konkrete të ndaluara me ligj dhe në vendime të formës së prerë të gjykatës, e jo në bazë të qëndrimeve politike”, tha IAP.

IAP kërkoi nga organet kompetente ta shqyrtojnë këtë vendim dhe të veprojnë në përputhje me parimin e ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe vlerave të shoqërisë demokratike, “duke garantuar mbrojtjen efektive të së drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”.

Lista Serbe ndërkaq sot njoftoi se ka dorëzuar ankesë në PZAP ndaj vendimit të KQZ-së.

Ishte Lëvizja Vetëvendosje ajo që votoi kundër certifikimit të Listës Serbe në KQZ, ndërsa partitë tjera abstenuan. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Bebe Rexha zbulon traditat shqiptare në emisionin amerikan

Bebe Rexha zbulon traditat shqiptare në emisionin amerikan
22/03/2026 - 10:25

Bebe Rexha ishte e ftuar në emisionin amerikan “Delish Snacks”, ku foli për ushqimet e saj të preferuara dhe traditat shqiptare të mikpritjes. Ajo tregoi se gjithçka nis...

Më shumëDetails

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Qeveria merr vendim që të jap prona publike me qira ose në shfrytëzim për ndërtimin e kapaciteteve për energji të ripërtëritshme
22/03/2026 - 10:21

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran, thotë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari –...

Më shumëDetails

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore
22/03/2026 - 10:08

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për një sërë çështjesh të rëndësishme për Shqipërinë. Rama preku edhe njëherë çmimin e naftës. Ai u shpreh se qeveria...

Më shumëDetails

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrave Mustafa u vdes babai
22/03/2026 - 09:44

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur babai i tyre.Lajmin e kanë bërë të ditur vet ato përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju shkatërrojmë termocentralet

Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju shkatërrojmë termocentralet
22/03/2026 - 08:48

Donald Trump ka thënë se nëse Irani nuk e “hap plotësisht” Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, SHBA-të “do të godasin dhe shkatërrojnë termocentralet e tyre”. Në një...

Më shumëDetails

Netanyahu pas sulmeve iraniane në dy qytete izraelite: Një mbrëmje shumë e vështirë

Netanyahu pas sulmeve iraniane në dy qytete izraelite: Një mbrëmje shumë e vështirë
22/03/2026 - 01:09

Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij ka kaluar “një mbrëmje shumë të vështirë” pas sulmeve iraniane ndaj qyteteve Arad dhe Dimona. Dhjetëra persona u plagosën në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    402 Shpërndaje
    Shpërndaje 161 Tweet 101
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    374 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekskluzive: Veprimtari pa licencë e anesteziolog pa licencë, Inspektorati gjobiti dhe mbylli klinikën “Care & Hair Fix” të Fehim Halitit (Dokument)

    230 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë