Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i Ridvan Muharremit: 52 tonë grurë u zhdukën në Durrës, përgjegjëse është MINT-i

22/08/2023 - 17:56
në Kryesore, Lajme
A A
Avokati i Ridvan Muharremit: 52 tonë grurë u zhdukën në Durrës, përgjegjëse është MINT-i
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati i Ridvan Muharremit i ftuar në emisionin FRONTAL të T7 ka shpjeguar gjithë historinë e blerejes së grurit nga Turqia për rezerva shtetërore. Sipas avokatit Mahmut Halimi, klienti i tij garanton se në Turqi janë ngarkuar 10 mijë e 6 tonë grurë, për të cilat thotë se ka edhe dokumentacione.

Halimi thotë se Ridvan Muharremi ka arritur që të sigurojë heqjen e embargos turke në mënyrë që të ngarkohet gruri dhe të niset për në Portin e Durrësit, ku autoritetet e Ministrisë së Tregtisë duhej ta prisnin dhe ta merrnin.

Ai në FRONTAL thotë se Ridvan Muharremi është ofruar në mënyrë vullnetare që të jetë prezent edhe në Portin e Durrësit kur do të bëhej heqja e bllombave turke, meqë kishte kosntatuar se stafi i ministrisë ishte i papërvojë, por thotë se nga Ministria e Tregitsë i kanë thënë se ti e ke kryer misionin tënd.

Halimi thotë se pas një muaji është telefonuar klienti i tij nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe i është thënë se mungojnë 52 tonë grurë.

Ai thotë se Ridvan Muharremi ka kërkuar me ngulm që të dijë emrin e zyrtarit të MINT që ka qenë prezent në momentin kur janë hequr bllombat në portin e Durrësit, por thotë se nga ministria që drejton Rozeta Hajdari nuk i kanë treguar.

Halimi thotë se përgjegjësia duhet të kërkohet tek MINT për këto 52 tonët grurë që mungojnë.

“Ridvan Muharremi bashkë me atë turkun kanë arritur ta heqin embargon për tri ditë. Qeveria e Turqisë me pranue me heq embargon për një kohë të shkurt, në mënyrë që të bëhet shkarkim-ngarkimi. Dhe e kanë arritur këtë qëllim. Janë të gjitha provat. Falë angazhimit të z.Ridvan Muharremi dhe zotërisë nga Turqia. Vedim i Qeverisë turke për Kosovën. Në mënyrë kronologjike po dua të vij edhe deri tek mungesa e 52 tonëve. Kanë arritë me e bind Qeverinë turke, dhe iu kanë leju. Iu kanë thanë i keni 3 ditë, tri ditë e keni embargon e hequr. i Qeverisë turke, direkt. Komunikimet që i ka bo Ridvani me Ministrinë, e ka përdor edhe faktin, se ka dëgju që z. Kurti në atë kohë ka qenë në Antalia, në një takim ndërkombëtar në Antalia, ku ka qenë prezent edhe Erdogani. Në komunikim pastaj ministria me të, ai vetëm sa ka qenë një pikë shtyse që Erdogani me e heq embargon për hirë të Kosovës. Eshtë heq embargoja.

Pastaj janë lidhur kontratat. Dmth kjo është me rëndësi, sepse s’mund të lidhësh kontratë për mallin që s’e ke. Mundesh me kontraktu mallin e s’e mërr. Pastaj ku je. Janë kontratat të gjitha. S’ka asgjë të fshehtë. Eshtë kry transaksioni. Pronari turk me eksperiencë, iu ka thënë se është e pamundur që për tre ditë me e bo ngarkim shkarkimin e të 10 mijë tonë gruri. 57 maune janë angazhu natë e ditë. Z. Muharremi s’ka flejt ka dy orë, deri është bërë ngarkim shkarkimi. Në fund e ka thirrë auditorin në turqi, për ta vërtetuar sasinë, kualitetin dhe paramterat tjera që kërkohen në aspektin ndërkombëtar, që kërkohen për importin e grurit. Të gjitha jaën konstatu. Eshtë siguru ceritfikata. Është bllombuar anija në prezencë të autoriteteve shtetërore të Turqisë, që ka konstatu se janë në pytje 10 mijë e 6 tonelata. Meqë ai ka thënë pasi ky mall është për Kosovë, unë kam kaq mundësi për Kosovën. 10 mijë tonelata të blera, dhe 6 tonelata më shumë. Kur është kryer ngarkesa z.Ridvan është kthyer në PRishtinë. Ai iu ka thënë se duhet pasur kujdes se malli do të vijë në portin e Durësit. Dhe aty duhet me pas kujdes, me qenë në momentin e heqjes së bllombave. Pse, sepse dogana e turqisë që e ka kosntatu sasinë 10 mijë e 6 tonë, për atë bllombë garanton Turqia deri në momentin kur hiqen bllombat. E në momentin kur hiqen bllombat, duhet konstatuar gjendja aty për aty. Ka thënë se unë po e shoh që stafi i MINT s’kanë përvojë. Ka thënë se jam i gatshëm me shku në Durrës. Në Prishtinë i kanë thënë se ju e keni kryer punën dhe tash merremi ne. Dhe tash ka qenë brenga e tij se e ka parë mungesën e përvojës së transaksioneve ndërkomëbtare e zhdoganimit e këtyre. I kanë thënë faliminderit, ti e kryve misioninin. Pas 1 muj ditë e thirin z.Ridvan, po mungojnë 52 tonë.

Ridvani thotë ma gjeni personin që kush e ka bërë procesverbalin e heqjes së bllombave në Portin e Durrësit. Ata nuk i japin përgjigje. Ridvani ka thënë se unë e dua vetëm atë person. Malli është me garanci që është ngarkuar 10 mijë e 6 tonelata.

Ka kërkuar me insistim se kush e ka hjek, për shkak se organet e Turqisë garantojnë deri në momentin kur hiqen bllombat.

Duhet ta pyesni kompetentet e minsitrisë. Deri në portin e Durrësit klienti im garanton se ka mbërri e gjithë sasia”, ka thënë ai në FRONTAL të T7.

JU REKOMANDOJMË

Ramadani: Sul’min në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë, dy Aleksandrat janë përgjegjësit

Ramadani: Sul’min në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë, dy Aleksandrat janë përgjegjësit
24/09/2026 - 09:45

Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë’. Kështu thotë deputeti i Aleancës, Burim Ramadani në një status në facebook, duke kutuar 3 vjetorin e sulmit...

Më shumëDetails

Daka: Përfundimisht shkojmë në zgjedhje, veç nëse ndodh ndonjë mrekulli

Daka: Përfundimisht shkojmë në zgjedhje, veç nëse ndodh ndonjë mrekulli
24/09/2026 - 09:38

Ish-kryetarja e KQZ, Valdete Daka, ka bërë me dije se Kosova po i afrohet zgjedhjeve të reja dhe se mundësia për shmangien e tyre është e vogël. Në...

Më shumëDetails

Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha dhe Gjuriq drekuan me Kallas në Nju Jork, Bosnja e ngriti çështjen e Mlladiqit

Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha dhe Gjuriq drekuan me Kallas në Nju Jork, Bosnja e ngriti çështjen e Mlladiqit
24/09/2026 - 09:28

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas i mblodhi në një drekë në Nju Jork përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor....

Më shumëDetails

Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme

Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme
24/09/2026 - 09:12

Ish drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni do të paraqitet mesditën e kësaj të enjteje për t’u marrë në pyetje në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit...

Më shumëDetails

Ambasada britanike thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

Ambasada britanike thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës
24/09/2026 - 09:02

Ambasada britanike në Kosovë ka përkujtuar sot, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit të 24...

Më shumëDetails

Konjufca pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën: Republika e Kosovës gati ta bëjë pjesën e saj

Konjufca pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën: Republika e Kosovës gati ta bëjë pjesën e saj
24/09/2026 - 08:54

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është ndër vendet që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Si pjesë e takimit informues të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandali financiar mbi 1 miliard dollarë: Organizatat ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent ndaj Raiffeisen Bank për shkeljen e sanksioneve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mihali e shqetësuar që dështoi plani për zgjedhje në dhjetor

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë